“Etnos”: Përmendorja e Aleksandrit në Shkup, provokim i ri për Greqinë

7 May, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINE-Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë janë ende të ngrira që pas lidnjes së cështjes së emrit. Mediat greke i bëjnë jehonë sot vendosje së një përmendoreje të Aleksandrit të Madh në kryeqytetin maqedonas. “Provokim i ri ndaj Athinës është ngritja e përmendores së Aleksandrit të Madh në qendër të Shkupit”, shkruan sot gazeta greke “Etnos” në një editorial të saj.
Sipas gazetës, provokimi ndodhë në kohën kur duhet të rifillonin negociatat lidhur me kontestin për emrin që zhvillohet me ndërmjetësim të përfaqësuesit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara (KB) Metju Nimic.

Më tutje “Etnos” shton se edhe plani për vendosjen e përmendoreve dhe bustave në Shkup – Goce Dellçev, Nikolla Karev, Dame Gruev, ka për qëllim forcimin e ideologjisë nacionaliste dhe “maqedonizmit”.

(d.b/Makfax/BalkanWeb)

Komente: