“Lufta e ftohtë” e nënshtetësisë greke
5 November, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Opinion
Nga Dimitris Hristopulos
Termi “luftë e ftohtë” revokon kërcënimin, por kryesisht ndjesinë e kërcënimit. Një komunitet politik që ka ndjesinë se kërcënohet – pavarësisht nëse kërcenimi është real apo fiktiv-, është apo bëhet më e ilzoluar dhe e pasigurt teksa konsideron se lidhjet e vërteta të solidaritetit nuk mund të ekzistojnë veçse me “fëmijtë e saj”.
Greqia përjeton me plot kuptimin e fjalës një regjim të luftës së ftohtë sa i përket nënshtetësisë. Gjithë sa dëshirojnë të bëhen grekë, pa qenë të tillë që në lindje, i krijojnë administratës reflekse fobie, që cekin pragun e racizmit. Bie fjala, këtu e dy vjet, të vetmit shtetas të huaj që marrin nënshtetësinë greke, janë grekë nga Shqipëria, të cilët, për shkak të interesave mjerane politike ishin privuar për shumë vite nga kjo e drejtë.
Përkundrazi, emigrantët e tjerë nga Ballkani, mund të natyralizohen vetëm me përjashtime, në bazë të një “urdhëri verbal” që u zbulua pak kohë më parë dhe që ishte dhënë nga ministri teknik i brendshëm para zgjedhjeve të 2004-s. Nuk është e rastit, që vetëm LAOS shprehet krenar për regjimin ekzistues, ndërsa madje edhe ministri i mëparshëm i brendshëm ka theksuar nevojën e rishikimit të tij. Qeveria e re ka deklaruar se do të avancojë në ndryshime, me qëllim që njerëzit që lindin e jetojnë këtu të mund të natyralizohen.
Po presim.
*) Autori është pedagog në degën e shkencave politike dhe historisë të Universitetit Pantion dhe president i Unionit Grek për të Drejtat e Njeriut
(www.hlhr.gr).
GAZETA TRIBUNA


Komente: