Emigranti shqiptar hedh kandidaturë për këshilltar bashkie në Greqi
24 September, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
U sorollatën,u munduan,kaluan vështirësi të paimagjinueshme,u fyen,por në fund dolën të fituar emigrantët shqiptarë në Greqi.
Jo vetëm që kanë fituar respektin e vendasve,por hedhin edhe kandidaturë për këshilltarë bashkie.
Një nga këta është edhe M.Agolli ,i cili jeton prej 12 vjetëve në ishullin e Mitilinit në Greqi,bashkë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.
Rrugën e Greqisë e ka marrë që prej vitit 1991,ndërsa në Mitilini ka shkuar 12 vjet më parë.
Emigranti Agolli ka mbaruar ekonomikun në Shqipëri,ndërsa në Greqi punon bojaxhi.
Muajt e fundit puna i është shtuar shumë,jo për të lyer,por gjatë paradites lyen me bojë,ndërsa pasdite takon qytetarët e ishullit dhe komunikon me ata duke dëgjuar problemet e tyre,si një kandidat vendas.
“Përderisa jetojmë në këtë ishull,fëmijët tanë u rritën këtu,besoj se duhet të luftojmë të gjithë së bashku për të zgjidhur problemet e të gjithë qytetarëve,vendave dhe emigrantëve shqiptarë”ka deklaruar Agolli në një intervistë për mediat.
BURIMI ALBNOW.COM
Beni Share


Comments Closed