2.700 shqiptarë të burgosur në Itali presin të fitojnë aministinë

18 December, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Pas lajmit se Greqia do lirojë të burgosurit e huaj, edhe Italia ka dhënë sinjalet …

e saj dhe duket se fati do iu buzëqeshi 2700 emigrantëve shqiptarë. Një ndër masat e marra nga qeveria italiane për të ulur numrin e të dënuarve mbi kapacitetin e lejuar, ishin dhënia e fondeve për ndërtesat e reja, por për disa të dënuar ka shumë gjasa që ta vuajnë dënimin në kushtet e arrestit shtëpiak.

Madje, ministrja e Drejtësisë, Paola Severino, ka deklaruar për mediat se nuk është kundër edhe një amnistie të mundshme. Partia e Berluskonit dhe Lidhja e Veriut i cilësuan këto masa si të papranueshme. Paketa e masave parashikon gjithashtu edhe daljen nga burgu të atyre personave që kanë ende deri 18 muaj dënim, që mund ta vuajnë tani e tutje në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Gjithashtu parashikohet që brenda 48 orëve të vendoset nëse një person i ndaluar nga forcat e rendit do të shkojë në paraburgim, në arrest shtëpie apo do të lirohet nën masën e detyrim paraqitjes. Realisht e gjithë paketa ligjore e masave pritet të duket se ka marrë akordin edhe të Parlamentit Italian, i cili ka vendosur në realizimin e tyre në praktikë për të evituar qarkullimin në burgje të rreth 21 mijë personave, të cilët dalin brenda tre ditëve për arsye nga me të ndryshmet.

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn

Comments Closed