Adoleshentja shqiptare fiton Next Top Model 2 në Greqi
22 February, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Fituesja e madhe e Next Top Model 2 në Greqi, shpallet 17 vjecarja shqiptare Sindorela Toli. Juria u vështirësua për të zgjedhur fituesen ndërmjet Sindorelës dhe Evangjelisë duke kërkuar ndihmën e një Booking Manager nga Milano.
U morrën parasysh fotografitë e vajzave në Paris, Stamboll, por edhe Fashion Show i stilistit Kotendos gjatë të cilit Sindorela mbizotëroi.
17-vjeçarja nuk e fshehu asnjëherë prejardhjen e saj duke na sjellë nder mend vajza të tjera shqiptare që kanë arritur sukses në Greqi vetëm pasi e hiqnin veten si latine.
Edhe pse duhet të ndiqte vitin e fundit të liceut, Sindorela mori pjesë në Next Top Model 2 me lejen e prindërve të saj, pasi ishte ëndërra e saj e madhe të merrej me modeling.
Lindur më 1993, 17-vjeçarja duket mjaft e matur dhe e pjekur.”Jam nga Shqipëria.Edhe?Nuk besoj se kjo është gjë e keqe.
Këtë mendim kanë për mua të gjithë shokët e shkollës, të lagjes dhe komshinjtë e mi në Kipseli ku banoj qysh kur isha 2 vjeçe.Asnjëherë në jeten time nuk u ballafaqova me racizmin.Ndjehem mirë me prejardhjen time”, shprehet bukuroshja Sindi siç e thërrasin shkurt. URIME SINDORELA.



Comments Closed