Aktiviteti i rregullt fizik…pengon dobësimin e funksionit të trurit

7 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Shëndeti

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Aktiviteti i rregullt fizik jo vetëm që pengon dobësimin e funksionit të trurit, por edhe mund ta përmirësojë dukshem aktivitetin trunor, njoftojnë shkencëtarët amerikanë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Illinoisit kanë analizuar nja grup rezultatesh nga studimet e mëparshme të cilat sugjerojnë se aktiviteti fizik ndikon pozitivisht në funksionet e tilla ku përfshihen planifikimi, kujtesa dhe kryerja e njëkohshme e shumë detyrave.

Me kalimin e moshës, këto funksione ekzekutuese gjithnjë e më vështirë realizohen, dhe kjo ndodh për shkaka të ndryshimeve në tru gjatë kalimit të viteve.

Rezultatet e reja sugjerojnë që aktiviteti i rregullt fizik me një intensitet mesatar është në lidhshmëri pozitive me rezultatet më të mira në testet e funksioneve ekzekutive si edhe me rritjen e vëllimit të trurit.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: