Ambasada Shqiptare Athinë hapur edhe ditën e Pavarësisë- Ambasadori Dervishi:Nuk mund ti lemë emigrantët pa shërbyer

28 November, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Ndoshta institucionet e kanë ditë pushimi ditën…

e sotme 28/11/2011 me rastin e Pavarësisë,por kjo nuk ndodh për të gjitha.

Ambasada Shqiptare në Athinë ka vendosur që të mos pushojë sot, por të jetë në shërbim të emigrantëve.

I kontaktuar nga Albnow,Ambasadori Shqiptar në Athinë z. Dashnor Dervishi tha se “vërtet është një ditë feste,por për shkak se emigrantët kanë nevojë të shërbehen ,ne vendosëm që të punojmë.Gjithashtu,shumë emigrantë jetojnë në ishuj dhe kanë udhëtuar gjithë natën për të marrë pasaportën ose për të aplikuar.Nuk mund ti lemë të presin me ditë të tëra në Athinë”

Me këtë rast Ambasadori Dervishi u ka uruar shqiptarëve kudo që ndodhen dhe kryesisht emigrantëve në Greqi Gëzuar Festën e Pavarësisë.

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn

Comments Closed