Ambasadori Dervishi vlerëson median elektronike:Gazetarët shqiptarë në Greqi kanë nivel Europian
16 December, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Takim me gazetarët shqiptarë që punojnë në mediat shqiptare në Greqi,por …
edhe korrespodentët,ka organizuar mbrëmjen e kaluar në ambjente e ambasadës ,Ambasadori z.Dashnor Dervishi.
Duke bërë një analizë vjetore të rolit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë në Greqi,Dervishi u përqendrua tek shpejtësia e lajmit dhe tek niveli i gazetarëve shqiptarë,duke theksuar se “gazetarët shqiptarë në Greqi kanë nivel Europian.Informacioni në shumë raste kalon më parë tek Ju dhe më pas tek ne,edhe pse jemi ambasadë.Kjo tregon nivelin dhe investigimet që bëjnë gazetarët shqiptarë.Gjithashtu mediat tuaja elektronike (në Greqi është vetëm ALBNOW.COM,dmth nënkuptonte ALBNOW) kanë bërë që lajmi të përcillet shumë shpejt në Shqipëri.Në disa raste ne si ambasadë kemi përcjellë lajm dhe na thonë se këtë e kemi lexuar qysh dje në media”,tha Dervishi.
Duke folur për marrdhëniet media-ambasadë,z.Dervishi tha se “bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer falë përpjekjeve të të dyja palëve.Informacioni ka qenë i madh dhe puna mediatike mjaft profesionale.Uroj që edhe ambasadat shqiptare në vende të tjera,të kenë fatin që të ketë kaq shumë media aktive shqiptare në ato vende dhe bashkëpunimi të jetë i mirë”.
I pyetur nga gazetarët për hapjen e një Konsullate në Kretë,z.Dervishi tha se “janë bërë hapa të rëndësishme ,jo vetëm në bisedime por edhe në dokumenta,për çeljen e një konsullate në ishullin e Kretës.”
Përsa i përket marrdhënieve shqiptaro-greke z.Dervishi tha se ” dy vendet kanë marrdhënie shumë të mira.Emigrantët shqiptarë dhanë shembull shumë të mirë në Greqi dhe kjo ka qenë një nga arsyet që Greqia na mbështeti për liberalizimin e vizave,si dhe për mospengesën e qytetarëve shqiptarë në dogana.”










Comments Closed