ARRESTOHET BANDA E MARADONES

9 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

ATHINE-Policia greke ka arrestuar sot ne oret e para te mëngjesit tre pjestarë të një bande hajdutesh të perbere nga tre shtetas shqiptare .Ata akuzohen per te pakten 6 vjedhje te kryera ne banka te Messinise, Korinthit, Evias dhe Athines.
Kapo i bandes eshte sipas policise nje 22 vjecar shqiptar, i cili madje ka pasur edhe nofken « Maradona » per arsye se ishte futbollist i nje ekipi amator ne ishullin e Evias.
Arrestimi i tij eshte bere ne nje qender argetimi ne Athine ku ai eshte perpjekur madje te nxjerre edhe pistoleten e tij, por ka qene teper e shpejte nderhyrja e forcave speciale.
Disa ore me vone policia ka arrestuar edhe dy bashkepunetore te tij 17 dhe 20 vjec, edhe ata shtetas shqiptare.
Ne shtepine e tij jane gjetur nje pistolete tjeter, si dhe nje motociklete e blere nga parate e vjedhjeve ne banka.

(d.b/BalkanWeb)

Komente: