Arvizu mënjanon Berishën, mbështet prokurorinë,do ndihmojmë ne për 21 janarin
Mundimi kot i iku kryeministrit shqiptar ,i cili tentoi të pengojë hetimet e prokurorisë për 21 janarin ,duke ngritur një grup hetimor parlamentar,pasi Amerika është e gatshme të ndihmojë prokurorinë dhe këtë e ka deklaruar edhe ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu.
Berisha u nxitua duke ngritur komision hetimor parlamentar,që të mos zbatohej nga policia urdhër-arresti i nxjerrë nga Prokuroria,mirëpo kjo taktikë është shumë e vjetër,si për BE-në ashtu edhe për Amerikën,e cila tha se do të mbështesi prokurorinë.
Nga ana tjetër,këtë e vërteton edhe koferenca për shtyp që dha Kryeprokurorja përkrah Ambasadorit Amerikan në Tiranë.
“Shqipëria duhet të funksionojë si një shtet demokratik dhe për këtë duhet të ketë institucione të pavarura. Cilido duhet të rezervohet në deklarata pasi diskutimet në media nuk i shërbejnë askujt ” .tha ambasadori amerikan në Tiranë,Aleksandër Arvizu,gjatë një konference për shtyp.
Ai tha se politika duhet të mos pengojë funksionimin e institucioneve,duke garantuar se SHBA do të ofrojë asistencë teknike për Prokurorinë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit,ku mbetën të vrarë tre civilë.
Arvizu përshëndeti vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e manifestimit të së shtunës dhe ka shprehur keqardhjen për qëndrimin e kreut të PS-së Rama në lidhje me këtë çështje.“Përshëndesim vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e tubimit. Shprehim keqardhjen që zoti Rama nuk e anuloi demonstratën e së premtes”, tha ai.
Ambasadori Amerikan,Aleksandër Arvizu ka dalë tre herë në konferencë për shtyp gjatë ditëvë të fundit,diçka e pazakontë për një diplomat amerikanë në Tiranë.Kjo do të thotë se shqetësimi i ndërkombëtarëve për situatën politike në Shqipëri është i lartë.


Komente: