Athina hyri ne diten e dyte te trazirave pas grisjes te Kuranit
23 May, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Athina përjetoi mbrëmë (22.5.) sërish skenarin e trazirave të dhjetorit. Qindra imigrantë të besimit mysliman dolën për të demostruar në sheshet qendrore Sintagma dhe Omonia duke marrë shkas nga një episod i disa ditëve më parë, ku sipas denoncimit të një imigranti irakian, polici grek që e kontrollonte, i grisi një kapitull të Kuranit që mbante me vete. Sipas drejtorisë së Policisë së Athinës në vazhdim protestuesit u ndanë në grupe dhe u shpërndanë drejt departamenteve të tjera duke qëlluar me mjete rrethanore forcat policore, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës. Atmosfera u elektrizua dhe më tepër dhe demostruesit shkatërruan 75 automjete të parkuara rrugëve, por edhe vitrinat e 5 dyqaneve dhe të një banke. Policia arrestoi 46 prej demostruesve, 7 prej të cilëve ishin të plagosur. Nga përleshjet u plagosën edhe 7 policë. Zëvendësministri i Brendshëm tha se “rasti i veçantë dhe në hetim e sipër nuk i justifikon episodet”, kurse zëdhenësi i qeverisë ftoi imigrantët “që jetojnë në Greqi të respektojnë rendin dhe ligjin” duke u kujtuar se shteti “nuk do të lejojë sjellje të tilla ekstreme”. Kryetari i partisë nacionaliste “Alarmi Popullor Ortodoks “, Jorgos Karaxhaferis, u kujtoi imgrantëve “që të mos harrojnë se janë myslimanë të paftuar në një vend të krishterë”.
(s.g/DWelle/BalkanWeb)


Komente: