Athina kërkon shitjen e plotë të “Olympic Airways”
16 March, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Qeveria greke tha sot se mendonte t’i shiste krejtësisht kompaninë ajrore kombëtare “Olympic Airways” grupit greko-emirate të investimeve Marfin (MIG), pas dështimit të një projekti për kalimin e aktiviteteve të mirëmbajtjes grupit Swissport.
“Nuk u arrit një marrëveshje në afatet e kërkuara mes Swissport dhe MIG”, deklaroi ministri i Zhvillimit, Costis Hatzidakis, cituar nga një komunikatë.
“Si rrjedhojë ne hapim menjëherë diskutimet (…) për mbylljen e marrëveshjes së shitjes me MIG-un për sektorin e mirëmbajtjes dhe të tokës’, të kompanisë, shtoi ai duke konfirmuar një informcion të bërë publik që dje nga media greke.
Një marëveshje e miratuar tashmë nga Komisioni Evropian parashikonte që grupi zviceran të blinte aktivitetet në tokë, ndërs MIG (Marfin Investment Group) të merrte nga ana e tij aktivitetin në ajër.
MIG kishte njoftuar gjithsesi se ishte gati të merrte gjithashtu edhe shërbimin e mirëmbajtjes me çmimin e 44,8 milionë eurove të ofruar nga Swissport, në rast dështimi të negociatave mes Athinës dhe këtij grupi.
Shitja e OA-s, për një shumë të përgjithshme prej 177,2 millonë eurosh, pritet të finalizohet shtatorin e ardhshëm, sipas Hatzidakis.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)


Komente: