Athina, qyteti i tretë më i pistë i Europës
15 May, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Qyteti më i pastër në Europë, është Kopenhageni, ndërsa Barcelona është qyteti me arkitekturën më të mirë.
Në vendin e tretë në Europë, përsa i përket pastërtisë, renditet kryeqyteti grek, Athinë, sipas një sondazhi të kryer nëpërmjet internetit, për llogari të agjensisë më të madhe turistike në internet, TripAdvisor.
Vendin e parë e zë Londra dhe pastaj vjen Parisi, të cilët ia kalojnë Athinës vetëm me pak vota.
Në këtë sondazh morën pjesë 2.376 qytetarë europianë, të cilët kanë ardhur në Greqi si turistë. Londra, veç vendit të parë, sa i përket pisllëkut, mundet të mburret edhe me një tjetër “fitore” atë të ushqimit më të keq, të banorëve të veshur më keq dhe të qytetit europian më të shtrenjtë.
Sipas pjesëmarrësve në këtë sondazh, Parisi është një qytet i mbivlerësuar në gjithçka, shumë i shtrenjtë, pak miqësor, por edhe qyteti me banorët që vishen më pa shije. Nga ana tjetër, kuzhina franceze konsiderohet ndër më të mirat në nivel europian.
Athina renditet në vendin e tretë, me një shërbim të keq publik, çorganizim në jetën publike e atë sociale, me banorët më të zhurmshëm e më pak të edukuar. Qytetarë, të cilët nuk respektojnë qetësinë e jetën e tjetrit, që hedhin gjithçka që kanë ku të munden e si të munden, qoftë kur janë në këmbë, qoftë kur janë në makinë apo edhe në mjetet e transportit urban. Të njëjtat zakone kanë marrë me vendasit edhe emigrantët ekonomikë, kryesisht të qendrës së kryeqytetit grek, të cilët kanë krijuar geto sociale e papastërtie në rrethinat e qendrës. Gjithashtu në Athinë turistët kanë konsideruar një strukturë të keqe të gjithë jetës sociale, duke bërë që të rrëzohet miti mbi mikpritjen e famshme greke, pasi turistët që kanë vizituar Athinën, kanë rënë të paktën një herë viktima të mashtrimeve nga vendasit. Athina konsiderohet si një qytet i rrezikshëm edhe përsa i përket mungesës së patrullimit nga policia, kryesisht në orët e natës dhe në qendrën historike të qytetit. Edhe rrugët më të shtrenjta e më të pasura, si p.sh. Ermu, kur mbyllen magazinat në mbrëmje, janë tepër të pista dhe në mëshirën e elementëve keqbërës, të cilët bëjnë tregti droge e mallrash kontrabandë.
Qyteti më i pastër në Europë, është Kopenhageni, ndërsa Barcelona është qyteti me arkitekturën më të mirë.
Dublini është qyteti me banorët më miqësorë, ndërsa qytetet më të bezdisshme e më të mërzitshme në Europë, rezultuan Brukseli, Zyrihu dhe Dublini.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: