Athinë, fermërët grekë protestojnë para kryeministrisë
7 May, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Fermerët grekë kanë mbërritur në kryeqytetin Athinë për të protestuar kundër vështirësive të mëdha ekonomike që ata po hasin. Më shumë se 1 mijë feremerë nga Kreta kanë protestuar dhe kanë tentuar të shkojnë në ndërtesën e kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar cmime më të mira dhe kontrolle në industrinë e tyre, si një sektor i goditur shumë nga kriza ekonomike. Fermerët mbërritën fillimisht me anijë nga Kreta, pastaj të organizuar hipën në autobuse drejt qendrës se qytetit.
Ata kërkuan takim me kryeministrin Karamanlis dhe bllokuan rrugët kryesore. Më pas fermerët protestuan para parlamentit dhe shkaktuan një kaos në trafik.
Për të qetësuar fermerët u lejua që një delegacion i vogel, i dalë prej tyre, të takohen me kryeministrin. Pas takimit me Karamanlis feremrët thanë se ishin të pakënaqur dhe premtuan se do të vazhdonin protestat në të ardhmen.
Në janar fermerët shkaktuan shumë probleme në gjithë Greqinë, pasi bllokuan rrugët dhe kufijtë për javë të tëra, deri sa qeveria ra dakord për një plan kompesimi, 500 milionë euro për humbjet që kishin pësuar fermerët.
Por fermerët thonë se nuk kanë marrë paratë e kompensimit dhe vështirësitë që po hasin janë edhe më të mëdha. Qeveria greke po përballet me borxhe të mëdha dhe me një krizë të thellë, që ka goditur mjaft sektorë të ekonomisë. (e.n/News24/BalkanWeb)


Komente: