Athinë, Karamanlis mbyll parlamentin, PASOK kundër

9 May, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Mbyllja e sesionit parlamentar, u motivua me afrimin e zgjedhjeve europiane dhe u vendos me dekret të presidentit të republikës Karolos Papoulias. Opozita akuzoi qeverinë se donte t’i shpëtonte skandaleve. Version multimedial i ketij lajmi

ATHINE-Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka mbyllur parakohe dhe në mënyrë të papritur sesionin aktual parlamentar, duke provokuar një reagim të fortë të opozitës e cila e ka quajtur “Një devijim institucional” dhe tentativë e qeverisë për të shpëtuar pa u zbuluar skandalet.

Mbyllja e sesionit parlamentar, u motivua me afrimin e zgjedhjeve europiane dhe u vendos me dekret të presidentit të republikës Karolos Papoulias.

Mbyllja e sesionit parlamentar u deklarua mbrëmë nga presidenti i asamblesë njëdhomëshe të parlamentit grek, Dimitris Soufias, i cili vetëm pak kohë para se të jepte lajmin ishte informuar nga kryeministri.

Deklarata provokoi reagimin e menjëhershëm të liderit të partisë socialiste PASOK, Giorgio Papandereou i cili akuzoi Karamansil për një “devijim institucional” dhe një “tentativë të paprecedentë dhe provokative” për të mbuluar skandalet.
Të njëjtin opinion shpreh edhe Partia Komuniste Kke.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Evangelos Antonaros deklaroi se ishte “devijimi institucional” me të cilën PASOK kishte për qëllim të përdorte asamblenë për të shtyrë vendin drejt një tregu të skandaleve. Ditët e fundit qeveria i ka shpëtuar disa tentativave të opozitës për të hapur hetime mbi raste të dyshimta të korrupsionit në të cilën mund të përfshinin dhe eksponentë të maxhorancës.
(s.g/BalkanWeb)

Komente: