Athinë, ndryshime radikale në komunikacionin urban
2 September, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Autobusat nuk do të vijnë në qendër, por do t’i lenë pasagjerët pranë stacioneve të metrosë
Sipas projektit, bordi drejtuesi i OASA (Enti i Komunikacionit Publik të Athinës), synon të mbajë vetëm dy linja që do të përfundojnë në qendër (Akademias dhe Omonia), ndërsa gjithë të tjerat do të drejtohen në stacionet e metrosë, si në Katehaki, Ethniki Amyna, Nomismatokopeio.
Kjo masë ka filluar të aplikohet në një zonë me popullsi të dendur si Peristeri, ku shumica e autobusave kanë si stacion përfundimtar stacionin e metrosë Agios Antonios, në vend se të vijnë në qendër të Athinës (Omonia), siç bëhej më parë.
Lëvizje të njëjta do të bëhen edhe në linjat e urbanëve të përshkojnë bashkitë e Pireut, Keracinit, Drapeconas, Koridalos, Pertupoli, Ilion, Kamatero dhe Iliupoli.
Në bashkitë e pjesës perëndimore autobusat do të ndalojnë në stacionin e metrosë të hajdarit, që do të funksionojë së shpejti. Paralelisht, autobusa të linjave ndërbashkiake (Diadimotiki), do të lidhin ndërmjet tyre bashkitë e Hajdarit me Agia Vervara dhe Egaleon. Komunikacioni ndërbashkiak do të funksionojë edhe në distriktin verior të Athinës: Marusi, Likovrisi, Pefki, Melisia, Vrilisia), ndërsa në rastin e Elefsinës, komunikacioni ndërbashkiak do t’u shërbejë pasagjerëve deri në stacionin e trenit Proastiakos.
Që nga fundit i këtij muaji, linja e metrosë Ethniki Amyna do të rifillojë deri në Aeroport. Funksionimi i kësaj linje ishte ndërprerë për shkak të punimeve në stacionin e ri të metrosë, Nomismatokopeio, që po ashtu pritet të vihet në punë brenda muajit gusht. Ndërsa deri në fund të këtij viti, do të vihet në punë stacioni Holargos, si dhe një parkiung në Nomismatokopeio, me kapacitet 630 vende.
Stacioni Agias Paraskevis pritet të jetë gati brenda gjysmës së parë të vitit 2010.
OASA po studion edhe zgjatjen e korsive të posaçme për autobusat (që ndahen me vijë të verdhë nga pjesa tjetër e rrugës), nga 50, 5 km që është sot në 150 km, me qëllim që të rritet shpejtësia e autobusave urbanë.
Parkometra të rinj
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së parkomentrave të rinj, në pesë pika të tjera të qëndrës së Athinës. Ato parashikohen të vendosen në Thision, Megaro Musikis, Gudi, Ilisia dhe stadiumi i Panathinaikosit te Leoforo Aleksandra. Sipas studimit, do të krijohen 5.737 vende të reja parkimi me pagesë.



Komente: