Athinë, rinisin protestat. Të rinjtë përleshen me policinë

26 January, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Athina, është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe policisë ditën e sotme në vijim të protestave të nisura muajin e kaluar, pas vrasjes së adoleshentit grek nga policia. Rreth 300 vetë u mblodhën përpara Universitetit të Athinës, duke sulmuar me bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

ATHINE- Kryeqyteti grek, Athina, është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe policisë ditën e sotme në vijim të protestave të nisura muajin e kaluar, pas vrasjes së adoleshentit grek nga policia.
Përplasja erdhi rreth orës 02:30, jashtë ndërtesës së Universitetit të Athinës, ndërsa protestuesit të cilët kësaj here kërkonin lirimin e personave të arrestuar gjatë muajit dhjetor sulmuan me gurë, ndërsa policia u përgjigj me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës. Më pas anarkistët sulmuan me bomba molotov zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes si dhe i vunë zjarrin një stacioni autobusësh.
Ndërkaq, rreth 300 protestues, vijuan marshimin e tyre nëpër rrugët e qendrës së Athinës, duke thyer xhamat e dyqaneve, ndërsa policia vëzhgonte në distancë.
Protesta u zhvilluan edhe në Patra ku disa ndërtesa pësuan disa dëme të lehta. (a.r/news24/balkanweb)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: