Athinë, “Sekti i Revolucionarëve” kërcënon median greke

February 21, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

ATHINE- Grupi terrorist grek ”Sekti i revolucionarëve”, që mori përsipër sulmin e ndodhur kundër një stacioni televiziv privat grek, bëri sot një kërcënim për të gjithë gazetarët, në tekstin e publikuar në një të përditshme greke.
Në një telefonatë bërë gazetës greke ”Ta Nea” grupi terrorist mori përsipër sulmin e kryer kundër stacionit televiziv privat ”Alter”.
Në një kritikë të rreptë kundër botës së medias, publikuar sot nga gazeta ”Ta Nea” grupi terrorist konfirmoi se ”e kishte goditur stacionin televiziv për t’i dërguar një mesazh të gjithë gazetarëve.
”Prej kohësh keni qëndruar larg të shtënave”, theksohet në tekst .
“Zotërinj gazetarë, ne kemi mbërritur këtë herë në portën tuaj, herën tjetër ju nuk do të gjendeni më në shtëpinë tuaj”, përfundon teksti.
“Sekti i revolucionarëve” mor përsipër më 5 shkurt sulmin e kryer kundër një komisariati në Koridhalos.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...