Baba me spermën e 22 viteve më parë

18 April, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Shëndeti

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Chris Biblis, 39 vjeç nga Karolina e Veriut, u bë baba pasi 22 vite më parë kishte ngrirë spermën e tij. Që kur ishte adoleshent ai u kurua me trajtime kimio e radioterapi për të kuruar një leucemi. Pas kësaj ai u bë steril. Por fakti se rreth një muaj më parë ai u bë baba konsiderohet prej tij një mrekulli. Sipas mjekëve të klinikës që ka bërë fekondimin, ky rast konsiderohet rekord për harkun kohën që ka rezistuar sperma e tij përpara se të përdorej. Stella Biblis, e porsalindura, është ngjizur në epruvetë falë insistimit të nënës së Chris, e cila dëshironte shumë të ishte gjyshe. Dhurimi i kampionit të spermës daton në vitin 1986 dhe në atë kohë u vlerësua si një gjest i dëshpëruar i 13-vjeçarit. Tre vite më pas Chris u quajt i shëruar. Tani ai dëshiron një jetë sit ë gjithë të tjerët. Ai tha për televizionin ABC në SHBA se të bëhej baba ishte gjëja e fundit, që mund të kishte menduar. Testimi i parë me sukses i shtatzënisë laboratorike u bë në vitin 1992.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: