Bashkim familjar apo ndarje familjare
July 3, 2009 nga N.Papa
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia
| Nga Elona Kataro |
Bashkimi familjar është kthyer në një problem të madh për një pjesë të madhe emigrantësh, duke përfshirë dhe ata shqiptarë. Dikush kërkon të legalizojë bashkëshorten dhe fëmijët që ndodhen në Greqi. Dikush do të sjellë bashkëshorten nga Shqipëria, dikush tjetër fëmijët. Problemet janë të shumëllojshme, ndërsa zgjidhjet … të kufizuara. Në një mur pranë një stacioni metroje, lexoj të shkruar ‘Jetoj i lirë, pra ekzistoj’. Isha plotësisht dakord me këtë shprehje, por kur u përpoqa ta lidh me bashkatdhetarët e mi, nuk e di, po diçka nuk më shkonte. Dhe sigurisht që nuk kisha si t’i kryeja mirë llogaritë, pasi liria nëse nuk është e plotë, nëse është e cunguar, atëherë e humbet vlerën e saj. Jetoj i lirë! Por që të ekzistosh në shoqërinë e sotme, që të mbijetosh, duhet t’i përshtatesh asaj.Po sa mund t’i përshtatet emigranti shoqërisë vendase? Sa mund të integrohet ai në të? Një nga kushtet kryesore që edhe emigranti të jetë i lirë, është që të jetë i ligjshëm, i legalizuar në vendin që ka zgjedhur për të punuar dhe jetuar. Por edhe nëse ndodh kështu, edhe nëse pajiset me dokumente, kjo s’do të thotë që edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes do të ndodhë e njëjta gjë. Pra, e çuditshmja është se në vendin ku jetojmë, gjysma e familjes mund të jetë e ligjshme, ndërsa gjysma e paligjëshme, gjysma me dokumente minoritare, dhe gjysma pa dokumente fare. Kryefamiljari mund të qarkullojë i ligjshëm, i lirë, ndërsa bashkëshortja me fëmijët të vazhdojnë të qëndrojnë pa dokumente. Këtu qëndron edhe paradoksi. Ligji në fuqi vepron, duke i hequr familjes emigrante elementin themeltar të çdo familjeje, pra bashkimin e saj. Ky ligj, me ndërgjegje të plotë ka firmosur mosekzistencën e grave emigrante, ka mohuar prezencën e fëmijëve emigrantë, duke i lënë ata nën hijen e pasigurisë, e nënvlerësimit, duke i privuar të drejtën e bashkimit në gjirin e familjes. Nëse do ti hidhnim një vështrim të shpejtë ligjit në fuqi, të modifikuar në vitin 2007, ai të ngjan si një shëmbëlltyrë keqe e ligjeve të kaluara,ku edhe një sy i pastërvitur, do ta kuptonte moskujdesjen dhe indiferentizmin e këtij ligji kundrejt familjes. Familja, e pambrojtur nga ligji Konkretisht, përsa i përket bashkimeve familjare, kërkohen shumë dokumente, të cilat janë të tepërta.Edhe çertifikata familjare,që është një dokument bazë, kërkohet herë pas here, gjë që bëhet e vështirë për ta siguruar. Veç kësaj, për të dorëzuar dokumentet për bashkim familjar, emigrantit i kërkohen të ardhura vjetore më të larta nga një punëtor i pakualifikuar, si dhe 20% e kësaj shume për bashkëshorten, dhe 15% për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç. Pra, nëse do të flisnim me shifra, bëhet fjalë për 8500 euro plus 1250 euro, etj, si shumë vjetore. Atëherë, kjo familje është e varur krejtësisht nga këto të ardhura. Nëse ndërmarrja ku emigrant i është punësuar, mbyllet dhe ai mbetet i papunë për pak muaj, gjithë familja e tij rrezikon lejen e qëndrimit. Puna “e padukshme” e grave Nga ana tjetër, gratë emigrante nuk kanë të drejtë të hyjnë në marrëdhënie pune kur u paraqitet kjo mundësi, por duhet të presin 5 vjet me leje për bashkim familjar, dhe pastaj të dorëzojnë kërkesën për leje qëndrimi personale. Pra, ato nuk kanë liri veprimi, dhe qëndrimi i shtetit kundrejt tyre është tejet indiferent. Ato kryejnë punë nga më të ndryshmet, entet përkatëse janë konshiente për këtë gjë, por nuk kryhet asnjë veprim. Shembujt në këto raste nuk mungojnë. Ndoshta vetë drejtorët pranë sigurimeve shoqërore, apo ministrisë së punës, kanë në shtëpitë e tyre një amvisë apo pastruese emigrante, të cilës as që kanë marrë mundimin t’i ofrojnë veç hakut të punës, dhe ensimat. Pra, këto vajza dhe gra punëtore, nuk figurojnë asgjëkund, thua se vërtet nuk ekzistojnë. Më shumë tek gazeta Albaniapress 59. |



o njerz kuku nerva po me shkoni po shkrinu diqka ma mir ncncncncncncncnccncnc…..