Bien rastet e gripit, kujdes alergjite!
Personat e prekur nga virozat gripale kane qene me te paket dhe kjo vertetohet nga vizitat e bera ne Qendren Spitalore Universitare, “Nene Tereza”. Sipas mjekeve, kjo vihet re tek femijet te cilet nuk i kalojne 150 raste ne dite, kur vetem dy jave me pare, rastet ishin dyfish me shume. Mjeket pohojne se ka rene ndjeshem fluksi i pacienteve ne Spitalin Pediatrik.
Rastet
Duket se gripi, i cili javet e fundit ka prekur shume femije, ka filluar te iki. Sipas mjekut pediater ne spitalin Pediatrik te Tiranes, Edmond Pistulli, virozat gripale kane rene ndjeshem. Sipas tij, numri me i madh i pacienteve te paraqitur gjate kesaj jave, kane qene me alergji te ndryshme te kohes.”Me ndryshimin e temperaturave, ka ndryshuar edhe situata gripale dhe per rrjedhoje edhe numri i femijeve qe paraqiten ne spital. Ne keto periudha, numri i femijeve qe vijne per ndihme mjekesore eshte nga 120 deri ne 150 paciente. Ndersa nje muaj me pare apo edhe me pak, numri i femijeve qe kerkonin ndihme per trajtim ishte rreth 300″ ka pohuar mjeku pediater, Edmond Pistulli. Sipas tij, ndihma e pare qe u jepet femijeve ne shtepi nga prinderit, eshte shume e rendesishme. Per evitimin e rasteve te gripit, keshilla me e mire eshte qe femijet duhet te ruhen ne nderrimin e ambienteve. Nderrimi i temperaturave eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon tek semundjet e femijeve, sidomos atyre nen moshen 3 vjecare.
Alergjite
Rritja e temperaturave dhe shtimi i pluhurit ne ajer, ka sjelle edhe rritjen e numrit te te prekurve nga alergjite. Pas largimit te virozave gripale, numrin me te madh te rasteve qe paraqiten tek mjeku, e zene pacientet te cilet vuajne nga kjo semundje. Mjeket theksojne se problemet ne rruget e siperme te frymemarrjes jane me evidente ne kete periudhe, te cilat shoqerohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim te hundeve. Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astmat, jane me te pakta ne kete stine. Alergjia ne te shumten e rasteve, sipas mjekeve, manifestohet me teshtima te shpeshta, te herepashershme, kullim, kruajtje, skuqje dhe bllokim te hundeve. Por shpesh here kane edhe kruajtje te syve dhe skuqje te tyre. Menyra me e mire per te parandaluar kete lloj alergjie, eshte mos ekspozimi ne kete periudhe ne ambiente te ndryshme, apo ndryshimi i tyre here pas here. Po keshtu nje kujdes i vecante duhet treguar dhe ndaj ushqimeve. Vizita tek mjeku specialist eshte e vetmja keshille qe jepet nga mjeket, kjo per vete faktin se rastet duhet te trajtohen sipas specifikave dhe problemeve qe shfaqin. S. Isaku
Keshillat per parandalimin e alergjise
Femijet duhet te ruhen ne nderrimin e ambienteve
Temperatura e ajrit, eshte nje nga faktoret kryesore
Kujdes ndaj ushqimeve qe japin alergji
Eliminim i ushtrimeve fizike qe perkeqesojne gjendjen
Vizite tek mjeku specialist
Simptomat e alergjise
Alergjia shoqerohet me teshtima te forta
Kullim te vazhdueshem hundesh
Kruajtje te hundes ose te lekures prane saj
Kruajtje te syve, enjtje perreth indeve te syve
Lotim te syve
Kolle e vazhdueshme


Komente: