Bileta turizmi pa short
7 June, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Bileta turizmi pa short
Pothuajse 50% bileta më shumë për turizëm social për të gjithë vendin, në krahasim me vitin e kaluar, do të japë sivjet Organizmi i Shtëpisë Punëtore, në mënyrë që të ndihmohen familjet, por edhe turizmi dhe pengohen pasojat e mundshme nga kriza ekonomike. Konkretisht do të shpërndahen për herë të parë pa short, 750.000 bileta, një numër i shtuar me 44,3% në krahasim me vitin 2008, duke mbuluar nevojat e të gjithëve që u regjistruan.
Ministrja e punës dhe asistencës sociale, Fani Pali-Petrala dhe zëvendësministrja e Punës dhe Asistencës Sociale Sofia Kaladzaku, pranuan rekomandimin e drejtorisë së Organizmit së Shtëpisë Punëtore. Ministrja e punës deklaroi se “vjet numri i atyre që e meritonin ishte 520.000 dhe u dhanë 54 milionë euro, ndërsa sivjet do të jepen 78 milionë euro”. Shpërndarja e biletave ka filluar tashmë dhe po zbatohet radha sipas rendit alfabetik. Ata që janë regjistruar do t’i marrin biletat e tyre nga zyrat ku janë regjistruar, duke paraqitur librin e shëndetit dhe kartën e identitetit.
Më shumë tek gazeta Albaniapress 83.


Komente: