BOMBE NE ATHINE
5 June, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Një bombë ka shpërthyer pranë një qendre taksash, në lagjen veriore Psychiko të Athinës. Bomba shpërtheu rreth orës 02:56 lokale duke shkaktuar dëme të vogla por jo të lënduar. Policia dislokoi një kordon sigurie pas një telefonate anonime në të përditshmen greke “Eleftherotypia që njoftoi për shpërthimin e afërt.
Sipas autorit të telefonatës, atentati është autorësi e veprimit të armatosur revolucionar, një grup i ekstremit të majtë, përgjegjës tashmë për shumë aksione të këtij lloji.
Atentate të vogla me mjete shpërthyese ose zjarrvënëse janë të shpeshta në Athinë dhe Selanik (veri) dhe shpesh u hidhen grupeve të ekstremit të majtë ose lëvizjes anarshiste. Ata synojnë shpesh shënjestra diplomatike, ndërtesa të interesit publik, banka dhe degë të kompanive të automobilave.
(s.g/BalkanWeb)


Komente: