Bruksel, Shqipëria anëtare e EURO-MED

18 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Dy javë para anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, Shqipëria hedh dhe një hap tjetër më pranë integrimit në familjen evropiane, me anëtarësimin në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut, EURO-MED. Lajmi zyrtar iu bë i ditur dje Kryetares së Kuvendit dhe delegacionit parlamentar që e shoqëron atë, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, në Bruksel. Asambleja përbëhet nga 260 anëtarë, 130 mes të cilëve anëtarë të parlamenteve kombëtare të BE-së dhe anëtarë të PE-së, si dhe 130 anëtarë të parlamenteve të vendeve të Mesdheut. Topalli mbajti edhe një fjalim në këtë Asamble, në kuadër të çështjes së krizës globale financiare. Kryeparlamentarja pati disa takime me përfaqësues të Parlamentit Evropian, por dhe me krerët e parlamenteve të vendeve anëtare të EMPA-s

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: