Cfare duan grate?

22 April, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Psikologji

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë
Cfare duan grate?
Duket se studiuesit e kane gjetur me ne fund pergjigjen ndaj pyetjes shekullore se cfare duan burrat dhe grate; dhe duket se burrat vleresojne arsimin ndersa grate kerkojne nje partner qe do te krijoje familje.
Studiuesit ne Universitetin e Iowa-s kane zbuluar se burrat, ne pergjithesi, jane shume te interesuar ne gra qe kane arsimin e larte dhe perspektive te mire financiare, ndersa grate, nga ana tjeter, duan burra qe u pelqen familja. Keshtu qe, iu kerkua pjesemarresve ne studim te listonin 18 karakteristika nga me e vogla tek me e rendesishmja, qe do te donin te kishte partneri i tyre.

Ne krye te listes se meshkujve ishte terhqja dhe dashuria reciproke, qendrueshmeria emocionale dhe perspektiva financiare.
Studiuesit thane se keto rezultate perputhen me rritjen e mundesive per edukim dhe karriere per femrat, dhe deshirat e meshkujve per te ndare pergjegjesite financiare me bashkeshortet e tyre te ardhshme.

Karakteristikat qe ishin renditur si te parendesishme ishin virgjeria dhe perkatesia e njejte politike.Deshira per shtepi e femije ishte ne krye te listes per femrat, krahasuar me finesen dhe persosmerine qe ishin listuar te fundit.Ndoshta kjo shpjegohet me faktin se grate mund ta falin partnerin e tyre nese harron lulet dhe cokollatat, mjaft qe ai te permbushe detyrimet e tjera.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: