Çfarë duhet të dini për lidhjet martesore në Ambasadë?

26 January, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

4. Lidhje martese

(A) Mastesë mes dy shtetasve  shqiptarë

Dokumentacioni për secilin nga shtetasit sa më poshtë

1.   Çertifikatë për Lidhje Martese (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 31 ditët e fundit

2.   Çertifikatë Lindje me fotografi (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 31 ditët e fundit

Marrja e këtyre dokumentave pranë zyrës së gjendjes civile kërkon detyrimisht paraqitjen fizike të seicilit kandidat për shpalljen e martesës.

Në rast pamundësie shpallja e martesës nga shtetasi shqiptar bëhet me anën e një prokure të posacme në Ambasadë.Kjo vlen edhe në rastet e martesave me shtetas grekë ose të huaj.

(B) Martesë e një shtetasi shqiptar me një shtetas grek

Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e Çertifikatës për Lidhje Martese për shtetasin shqiptar pranë gjëndjes civile në Shqipëri sa më poshtë:

1.   Certifikatë Lindje e bashëshortit të ardhshëm grek, e legalizuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit Grek;

2.   Lejë Martese (Adhia Gamu) e bashkëshortit të ardhshëm grek, e legalizuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të shtetit Grek

(ose në pamundësi të marrjes së Lejes së Martesës mund të paraqitet një çertifikatë beqarie ,çertifikatë Familjare ku të shkruhet statusi beqar,i divorcuar ose i ve)

Certifikatat e Lindjes dhe Leja e Marteses legalizohen në Ambasadë dhe në vijim dërgohen në Shqipëri për të marrë Certifikatën e Lejes së Martesës për shtetasin shqiptar.

Pas marrjes së lejes së martesës dhe çertifikatës personale nga zyra përkatëse e gjendjes civile,çertifikata personale legalizohet sipas rregullave në Prefekture ,MPJ dhe Ambasada ose konsullatat në Shqipëri dhe përkthehet në Greqi në sektorin e përkthimeve në MPJ Greke.

Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi grek bëhët vetëm në bashkitë ose komunat e dy vendeve dhe jo në Ambasada.

(C) Martesë e një shtetasi shqiptar me një shtetas të huaj,

Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Për shtetasin shqiptar:

  • Çertifikatë për Lidhje Martese (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 31 ditët e fundit
  • Çertifikatë Lindje me fotografi (të legalizuara nga Prefektura) dhe e lëshuar 31 ditët e fundit

2. Për shtetasin e huaj:

  • Leja e martesës nga vendi i origjinës.
  • Vërtetim nga ambasada e vendit të origjinës e akredituar në vendin pritës (ose nga ambasada respektive që e mbulon shtetin ku kryhet martesa në rastin kur nuk ka ambasadë të akredituar) i cili konfirmon vlefshmërinë e lejes së martesës.
  • Çertifikatë lindje.
  • Fotokopje të pasaportës.

Dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe nga autoritetet kompetente të vendit pritës dhe i njohur (legalizuar) sipas marrëveshjeve dhe konventave në fuqi me Shqipërinë.

  • Per lidhjen e Marteses (Celebrimin) dhe lëshimin e Vërtetimit (Lejë Martese) nga Ambasada taksa e pagesës është 30 euro.

Komente: