Çfarë e bën atë të çmendet?

27 January, 2012 nga  
Postuar ne kategorine Eros

Disa meshkuj çmenden pas gjoksit të femrave, disa pas të ndenjurave. Por ka edhe nga ata që e konsiderojnë barkun tundues

… Zbulo atëherë si dhe me kë të përdorësh armët e tua të joshjes. Nëse i pëlqen fytyra dhe sytë e tu. Ç’do të thotë – Sytë janë pasqyra e shpirtit. Një mashkull mund të joshet nga gjoksi yt, nga kofshët e tua apo nga vithet. Por kur bëhet fjalë për dashuri, sytë dhe fytyra marrin shumë rëndësi. Me sytë bie në dashuri. Ç’mashkull është – Në erotizmin e tij shkrihen komponentët intimë dhe ata sentimentalë. Këshilla për ty. Një studim tregon se dashuria fillon kur mashkulli dhe femra shihen intensivisht në sy. Bëj dashuri me sy hapur, kështu do ta çmendësh fare. Nëse ai pëlqen qafën tënde Ç’do të thotë – E lëmuar, e butë, qafa e tërheq më shumë sesa këmbët. Qafa idealisht lidh zemrën dhe trurin. Në botën e kafshëve, po i tregove qafën, je i nënshtruar. Pra, nëse i afron qafën, mesazhi është: “Dorëzohem, por mos më bëj keq.” Ç’mashkull është – Mund të jetë një dominues që i pëlqen të udhëheqë lojën. Qafa është simbol dhembshurie, por të jep edhe mendime sadiste. Qafa është mbretëria e puthjeve, por edhe e kafshimeve. Këshilla për ty – Shfrytëzo potencialin sensual të qafës: qafa e përkulur lehtë në drejtim të shpinës bën pjesë në skenarin e joshjes. Ç’do të thotë – Goja është një simbol seksual. Gjysmë e mbyllur ajo të kujton puthjet e thella … Sipërfaqja e gojës është një mukozë: e ndjeshme, e butë, e pambrojtur. Një kontakt me gojën është shumë intim. Ç’mashkull është – Është një tip direkt, i pëlqejnë kënaqësitë e jetës. Goja është simbolikisht e lidhur me ushqimin. Kush do gojë, do komunikimin. Këshilla për ty – Përtej 1000 mënyrave të të puthurit dhe të përdorimit të gojës gjatë dashurisë, zbulo vlerën e gjesteve evokuese. Kalo lehtë një gisht në konturin e buzëve dhe në majë të gjuhës. Kjo është një ftesë e hapur për dashuri. Ç’do të thotë – Në imagjinatën mashkullore, flokët janë pjesa më e dukshme e feminilitetit. Në fakt, disa meshkuj, s’i pëlqejnë femrat me flokë të shkurtra. Ç’mashkull është – Atij i pëlqen gruaja grua, pra klasike, me flokë të gjata. Do ëmbëlsinë, joshjen femërore. Këshilla për ty – Për meshkujt, flokët përfaqësojnë anën “kafshërore” të femrave. Flokët e gjata me shtëllunga kanë një ngarkesë të fortë seksuale. Dhe nëse i mban flokët të lidhura gjatë ditës, në çastin që i lëshon, i bën atij një ftesë të hapur për dashuri. Ç’do të thotë – Duart janë një objekt i fortë erotik. Ai i përfytyron duart e tua se si lëvizin gjatë dashurisë. Edhe një dorë e zakonshme femre ngjall emocione te mashkulli, sepse është simbol mbrojtës, i ngrohtë dhe amënor. Ç’mashkull është – Ai nuk ndalet në fasadë, gërmon në thellësi, ka shije të rafinuara. Ai mund të bllokohet përpara një dore të lënë pas dore qoftë ajo edhe e një gruaje shumë të bukur. Këshilla për ty. Përdor një komunikim pa fjalë, me gjeste dhe vështrime. Dhe kur i drejtohesh atij, tregoj i pulset. Është një mesazh që do të thotë: “Shiko, jam e pambrojtur, nuk bëj rezistencë, merrmë.” Ç’do të thotë – Gjoksi i jep fëmijës ushqim, ngrohtësi, siguri: funksioni i trefishtë mbetet në kujtesën e fëmijës përjetë. Edhe kur rritet, gjoksi mbetet për mashkullin një objekt i rëndësishëm evokues. Ç’mashkull është – Një mashkull që tërhiqet nga gjoksi i madh, transferon tek partnerja kujtimin e një nëne gjithmonë të pranishme në jetën e tij. Po për meshkujt që pëlqejnë gjoksin e vogël, ç’mund të thuhet? Ata janë kaq të bindur për burrërinë e tyre saqë i duan tek femra edhe disa karakteristika mashkullore. Këshilla për ty – Kërkoji të të lyejë gjoksin me krem. Përveç të mirave estetike, ky do të jetë një masazh që do ta çmend ë fare. Sipas disa sondazheve, meshkujve u pëlqen gjoksi që rri në një gotë shampanje.

Çfarë e bën atë të çmendet?

Comments Closed