Çfarë ndodh me të paligjshmit?

15 December, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Emigrantët shqiptarë në Greqi, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pambrojtur. Herë “kërcënohen” nga ligjet dhe herë nga metodat që aplikohen në kohë të ndryshme.

Së pari duhet theksuar fakti se jo të gjithë emigrantët që ndodhen sot të paligjshëm në territorin helen, kanë qenë kështu gjatë gjithë kohës.

Atyre u është mohuar e drejta për të rinovuar lejen e tyre të qëndrimit, për arsye se mund të mos kenë plotësuar një nga kërkesat e shumta, por shpesh dhe të papranueshme, që ka diktuar ligji herë pas here.

Së dyti, emigrantët shqiptarë që ndodhen sot të paligjshëm në Greqi, nuk janë vetëm ata emigrantë që kanë hyrë duke shkelur kufirin gjatë vitit 2009. Jo, historia e dhimbshme e mbetjes së tyre jashtë procedurave të legalizimit, ka një zanafillë më të hershme, që nga viti 2004. Ligji i atëhershëm i legalizimit të emigrantëve, i cilësuar si një shans i tretë, ishte ndërtuar në formën e një rrethi vicioz, që vetëm shans nuk mund të quhej! Ndryshe nuk kanë sesi shpjegohen përgjigjet refuzuese të të legalizuarve të 2005-ës!

Së treti, direktivat që nxjerr herë pas here Bashkimi Europian, lidhur me emigrantët e paligjshëm, përpiqen në një farë mënyre t’i frenojnë të huajt, duke bërë që bashkë me të njomin, të digjet dhe i thati.

Veç kësaj, edhe e shumëfolura dhe e shumë diskutuara Karta Blu, vazhdon të mbetet një projekt që me sa duket, do të vonojë të realizohet.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 116.

Komente: