Cilat janë kushtet që të fitoni lejë qëndrimi 5-vjeçare?
6 November, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Ndërsa kriza ekonomike në Greqi është duke u rënduar,kriteret e emigrantëve për të fituar lejë afatgjatë janë thjeshtuar dhe ky është i vetimi inkurajim në të gjithë problematikën e krijuar vitin e fundit.
Lexoni në Albnow kriteret që duhet të plotësoni për të fituar lejën afatgjatë 5-vjeçare.
1) Fotokopje e gjithë faqeve të pasaportës e cila duhet të jetë e vlefshme.Nëse brenda 5 vjetëve të fundit kishit më shumë se një pasaportë,atëherë duhet të fotokopioni edhe pasaportat e vjetra.
2) Leja e qëndrimit aktuale që keni,nuk duhet të ketë skaduar,ose duhet të keni vërtetimin që tregon se keni aplikuar për rinovimin e lejës së qëndrimit.
3) Duhet të keni me vete një kopje të Detyrimeve Tatimore (Ekatharistiko ) të dy vjetëve të fundit.Nëse nuk dispononi Ekatharistiko,atëherë mund të aplikoni për lejën e qëndrimit duke dorëzuar formularin e aplikimit të të ardhurave vjetore(forologjiki dilosi).
4) Vërtetim nga IKA ose TEVE se ju dhe familja juaj jeni të siguruar për mbulimin e shërbimeve shëndetësore(është fjala për librin e shëndetit-vivliario igjias).
5) Kontratë shtëpie që keni marrë me qira e noterizuar ,ose kontrata e shtëpisë që keni blerë,përsëri e noterizuar(fotokopje e noterizuar-epikiromeno andigrafo).Nëse banoni në një shtëpi që ua kanë dhënë falas pa qira,atëherë duhet të merrni një vërtetim nga pronari i shtëpisë ,të noterizuar nga Eforia ,tek e cila pronari i banesës bën deklarimin e të ardhurave vjetore.Vërtetimi duhe ttë theksojë se banoni atje falas.
6) Vërtetim që keni mbaruar të paktën gjimnazin në Greqi,ose vërtetim që keni kryer kursin e mësimit të gjuhës greke.(në shumë bashki është falas).
7) Tre fotografi me ngjyra
8) Të keni me vete 600 euro
Burimi Albnow.com


Comments Closed