Cilët emigrantë përfitojnë nga projektligji i ri ?

26 August, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Lehtësime të njëpasnjëshme po vijnë për emigrantët shqiptarë në…

Greqi dhe kjo siguron që papunësia e madhe që i ka përfshirë,të mos jetë pengesë për rinovimin e lejës së qëndrimit.

Sipas Newsit.gr,të gjithë emigrantët që vërtetojnë qëndrimin dhjetëvjeçar në Greqi,do të jenë edhe më fituesit e lehtësimeve të reja. Është fjala për ata emigrantë, të cilët në kushtet e thellimit të krizës ekonomike në Greqi, humbën vendet e punës dhe si rezultat nuk arritën të plotësonin kushtin kryesor për rinovimin e lejes së qëndrimit, që është disponimi i 150-200 pullave të sigurimeve shoqërore, “ensima”.

Mendohet se kjo kategori emigrantësh do ta ketë më të thjeshtë tashmë të legalizohet, pasi ata për vite të tëra kanë qenë të ligjshëm dhe kanë dhënë shenja të fuqishme integrimi.

Përshpejtohet dhënia e lejes së qëndrimit

Projektligji përmban dispozita që sanksionojnë krijimin e zyrave me një qëndrim (one stop shop), për lejet e qëndrimit të emigrtantëve, duke synuar përshpejtimin e afatave të trajtimit që nga momenti që emigranti paraqet kërkesën deri sa merr në dorë lejen.

Më hollësisht, në dispozitat e tjera të projektligjit veçohen:

- Krijimi i një regjistri (amze) të unifikuar për emigrantët, mbi të cilin do të bazohen procedurat administrative që lidhen me qëndrimin, nënshtetësinë, situatën urbane dhe sidomos “kartën e emigrantit”, (d.m.th. dokumentin autonom të qëndrimit që do të zëvendësojë pullën e tanishme që ngjitet në pasaportë).

- Krijimin e zyrave one stop shop për nxjerrjen e lejeve të qëndrimit, thjeshtëzim të strukturave përkatëse organike dhe procedurave.

- Forcim të transparencës, qeverisjes së mirë dhe kontrollit eficent administrativ mbi procedurat e dhënies së lejes së qëndrimit dhe nënshtetësisë.

- Unifikim të lejeve të qëndrimit.

- Inkorporim të legjislacionit aktual komunitar (udhëzime komunitare për marrjen në punë të emigrantëve me specialitet të lartë dhe për sanksionet ndaj punëdhënësve që pajtojnë emigrantë të paligjshëm).

- Marrje masash për reduktimin e fenomeneve të humbjes së statusit të ligjshëm të qëndrimit të emigrantëve që goditen nga kriza ekonomike dhe për shkak të saj nuk mundin të përmbushin kushtet e rinovimit të lejes së qëndrimit.

- Garantim i një statusi afatgjatë e konstant qëndrimi për emigrantët e integruar të brezit të parë e të dytë.

- Zgjidhje e problemeve që vërehen në zbatimin e legjislacionit për nënshtetësinë greke.

 

Burimi Albnow.

Comments Closed