Dashuria ndjenje apo semundje?
Shkencetaret kane zbuluar se perzierja e lendeve kimike trunore qe ndihmojne te shpertheje romanca e dashurise, ndryshojne krejtesisht prej perzierjes se e kimikateve trunore qe sigurojne afrimin per nje kohe te gjate midis dy partnereve .
Eshte nje e vertete e pamohueshme, qe ne ditet *cope-cope* te jetes tone,ta mbash nje romance per nje kohe te gjate, eshte gje e veshtire. Lidhjet qe i mbajne njerezit afer, sot percaktohen nga parate, nga qirate, nga obligimet dhe femijet. Vetem keto fije te holla kane mbetur per ta shtrenguar nyjen, ndersa fibra e vertete eshte dobesuar. I ka kaluar koha menyres se vjeter romantike te jeteses.
Martesa, edhe pse shume e kane akuzuar si nje mizerie, ne te vertete nuk eshte e tille. Ajo eshte si nje veshje e rehatshme; madje edhe zenkat midis partnereve e ndihmojne ate. Ajo eshte e vetmja qe perben ate qe e quajme shtepi e embla shtepi.
Ne poezi shpesh i kendohen kenge fazave te dashurise. Ne u kemi besuar historive qe shpjegojne kompleksitetin e dashurise dhe perrallave texhelozise…Por tani, tregimet e cdo kulture e civilizimi per dashurine mund edhe te ndryshojne. Shkenca po shpjegon me ftohtesi, ate qe ne e kemi ndjere gjithmone si njemit e si magji e qe e quajme dashuri.
Per here te pare ne histori, kerkimet e reja shkencore kane filluar te ndricojne vendin ku vendoset dashuria ne trurin tone dhe ne menyre me te vecante te percaktojne komponentet kimike te trurit qe jane pergjegjes per te.
Grate e perdorin orgasmen si nje menyre per te kuptuar ne se burri eshte per te i mire ose jo. Po qe se ai eshte i padurueshem dhe brutal ajo nuk e arrin dot orgasmen me te dhe vetem ky fakt mjafton qe ajo ne menyre instiktive te ndjeje se ai ka pak gjasa te jete nje burre dhe baba i mire. Shkencetaret mendojne se orgasma femerore ka evoluar aq shume, sa qe nje grua me ndihmen e saj mund te dalloje ne se nje burre eshte per te personi i duhur ose jo.
Kujtoni per nje cast dashurine e pare. Nuk ka rendesi as mosha kur e keni provuar e as vendi ku keni qene. Mosha dhe gjeografia nuk kane rendesi. (Fisher ka provuar renien e pare ne dashuri me nje mesuesin e saj kur ishte 12 vjec.) – (shih gjithashtu ne kete faqe, testin e Fisher me fotografite)
Edhe Danatella Marazziti, Profesoreshe e Psikiatrise ne Universitetin e Pisas ne Itali, studioi biokimine e semundjes se dashurise.
Pasi kish rene dy here ne dashuri per vete dhe ndjeu forcen e tmerrshme te dashurise, Marazziti u interesua per te eksploruar ngjashmerine midis dashurise dhe crregullimit psiqik obsesive-compulsive (OCD).



Komente: