Dekumentacioni

29 November, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Shtetasit shqiptare, qe duan te legalizojne dokumenta te tilla si: Çertifikata, deftesa shkolle, vertetime te ndryshme etj, duhet te permbushin kushtet si me poshte:

Çdo dokument duhet te jete legalizuar fillimisht nga institucioni qendror qe ka ne varesi organin qe ka leshuar dokumentin, p.sh:

Çertifikatat duhet te jene fillimisht te legalizuara nga prefektura qe ka ne vartesi zyren e gjendjes civile qe ka leshuar certifikaten.

Deftesat e shkollave duhet te jene te legalizuara nga Drejtoria Arsimore e Qarkut dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ose Ministria e Puneve te Jashtme ne Tirane.

Vendimet e gjyqit apo vertetimet e ndryshme duhet te jene te legalizuara nga ministrite perkatese, apo institucionet qendrore nga i cili varet organi qe i ka leshuar ato.

2- Çertifikatat per t’u legalizuar nuk duhet te jene me vjetra se 6 muaj.

Procedura e legalizimit

Per te legalizuar dokumentat e mesiperme ne ambasade, ne zyren konsullore, shtetasit shqiptare duhet te paraqesin: dokumentin origjinal qe do te legalizohet; nje fokopje te dokumentit qe do te legalizohet; nje dokument personal identiteti me fotografi

Çdo person mund te legalizoje vetem dokumentat e tij personale apo te anetareve te familjes se tij. Individet qe duan te legalizojne dokumentat e shtetasve qe nuk mund te paraqiten vete prane ambasades, duhet te jene te pajisur me nje autorizim me shkrim nga derguesi, te vulosur paraprakisht ne zyren e Policise se njesise adminstrative ku banon ky i fundit. Taksa per legalizimin e nje dokumenti eshte 20 euro. Pagesa e kryer vertetohet nga pulla e takses qe vendoset mbi dokument.

Regjistrimi i fëmijëve të lindur në Greqi si dhe regjistrimi i akteve të vdekjes, në Shqipëri

Procedura e legalizimit nga Ambasada te nje certifikate femije te lindur ne Greqi: Duhet te jene te plotesuara te gjitha rubrikat e nevojshme si me poshte: emri i femijes, emri i babait, emri i nenes, seksi, ditelindja, vendlindja. Duhet te jene te legalizuara paraprakisht nga Ministri e Puneve te Brendshme dhe Ministri e Puneve te Jashtme te Greqise. Taksa e pageses eshte 20 euro. Po kjo praktike duhet ndjekur edhe ne rastin kur shtetasi shqiptar vdes ne Greqi dhe familjaret e tij kerkojne te kryejne veprimet e nevojshme prane zyres se gjendjes civile ne Shqiperi per cregjistrimin perkates. Taksa e pageses eshte 0 (zero). Ne pashaportat tip i ri, rregjistrimet e femijeve dhe shenimet e ndryshme ne to kryhen vetem prane Komisariateve te Policise nga ku shtetasi ka marre pasaporten.

Lidhje martese, leja e martesës

Procedura per lidhje martese (celebrim) prane sektorit konsullor te ambasades midis dy shtetasve shqiptare eshte si me poshte: Secili nga bashkeshortet e ardhshem duhet te paraqese: certifikate per lidhje martese (leje martese)si dhe cerifikate lindjeje per lidhje martese, te leshuara nga zyra e gjendjes civile te njesive te tyre te banimit. Per te kryer aktin e marteses, duhet qe kater dokumentat e mesiperme te jene me afat brenda muajt deri ne diten e paraqitjes se shtetasve shqiptare ne Ambasade per te lidhur martesen. Shtetasit shqiptare qe duan te martohen me shtetas te huaj ne Ambasade duhet te paraqesin keto dokumenta: Çertifikate per lidhje martese(leje martese) te leshuar nga Bashkia apo Komuna perkatese e muajit te fundit (1 muaj).

Çertifikate personale lindje per lidhje martese te leshuar nga zyra e gjendjes civile e njesise se tyre te banimit e muajt te fundit nga dita e paraqitjes ne Ambasade.

Shtetasi i huaj (jo grek) duhet te kete te njejtat dokumenta te muajit te fundit, te vulosura nga Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise dhe te perkthyera ne gjuhen shqipe.

Lidhja e martese midis nje shtetasi shqiptar dhe nje shtetasi grek behet vetem ne Bashkine greke.

Procedura për dhënien nga Ambasada të Lejes së Martesës (për t’u martuar me shtetas grek)

Shtetasi shqiptar per te marre kete Leje Martese duhet te paraqese prane sektorit konsullor te Ambasades keto dokumenta: Lejen e Marteses (Certifikate per Lidhje Martese) te leshuar nga Bashkia apo Komuna perkatese e muajit te fundit (1 muaj) dhe te vulosura nga Prefektura. Certifikate lindjeje e muajit te fundit (1 muaj) te vulosura nga Prefektura. Per kete procedure depozitohen prane sektorit konsullor fotokopjet e certifikatave te mesiperme. Per lidhjen e Marteses (Celebrimin) dhe leshimin e Vertetimit (Leje Martese) nga Ambasada taksa e pagese eshte 30 euro.

Prokura, Deklarata

Shtetasit shqiptare qe duan te bejne prokura te ndryshme perfaqesimi perpara Konsullit ne Ambasade ose te leshojne deklarata te ndryshme, duhet te paraqesin keto dokumenta ne origjinal dhe ne fotokopje: Dokumentin e identitetit (pashaporte, leternjoftim, certifikate lindje). Dokumentin qe perben objektin e prokures (p.sh. aktin e pronesise, libreza e pencionit, libreza bankare etj). Nje fotokopje e dokumentit te identitetit te personit qe i perfaqeson ne Shqiperi, ne rastin kur ky person eshte avokat kerkohet edhe numri i licences. Per cdo prokure apo deklarate taksa e pageses eshte 20 euro.

Vërtetime të çdo lloji

Shtetasit shqiptare qe duan te marrin vertetime te ndryshme prane sektorit konsullor te Ambasades duhet te paraqesin ne origjinal dhe ne fotokopje dokumenta te leshuara nga organet e ndryshme te shtetit shqiptar, mbi bazen e te cilave do te leshohet vertetimi i kerkuar. Per cdo vertetim taksa e pageses eshte 30 euro.

Vertetim i njesise me origjinalin

Shtetasit shqiptare qe duan te kryejne ne Ambasade proceduren e “Vertetimit te fotokopjeve me origjinalin” duhet te paraqesin keto dokumenta: Dokumentin origjinal, fotokopjen e te cilit deshirojne te vertetojne. Fotokopjen qe duan te vertetojne dhe nje fotokopje shtese, e cila do te arshivohet prane sektorit konsullor te Ambasades. Taksa e pagese eshte 20 euro.

Procedura e pajisjes me pasaportë

Ne zbatim te ligjit nr.8668, date 23.11.2000 “Per pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporte per jashte shtetit” dhe Udhezimit nr.7677 date 03.12.2002 te Ministrise se Puneve te Jashtme, “Per pajisjen me pasaporte te shtetasve shqiptare me banim jashte shtetit” sqarojme se:

1. Shtetasit shqiptare jashte territorit te Republikes se Shqiperise per tu pajisur me pasaporte mund te aplikojne: • Prane Ambasades ose Konsullatave te Republikes se Shqiperise ne shtetin ku ai banon. • Ne Komisariatin e Policise ne Republiken e Shqiperise, ne juridiksionin e te cilit ndodhet zyra e gjendjes civile ku ai gjendet i regjistruar. Ne kete rast te gjitha Komisariatet e Policise prane Qarkut perkates, jane udhezuar te trajtojne me perparesi per pajisjen me pasaporte, shtetasit shqiptare emigrante, qe kane mundesi te udhetojne per ne Shqiperi.

• Aplikimi mund te behet edhe nepermjet perfaqesuesve te tyre te pajisur me prokure te posacme. Prokura e posaçme behet tek nepunesi i Ambasades ose i Konsullates qe mbulon sherbimet konsullore. Per berjen e prokures eshte e nevojshme qe personi te paraqese:

a) Per personat mbi 16 vjeç: nje fotokopje te pasaportes ose leternjoftimit ose te çertifikates se lindjes me fotografi te gjashte muajve te fundit si edhe te dhenat e personit qe do autorizohet ne Shqiperi. b)Per çdo person nen 16 vjeç: 1.nje fotokopje te çertifikates se lindjes se femijes me fotografi te gjashte muajve te fundit 2.nje fotokopje te çertifikates familjare te gjashte muajve te fundit 3.nje fotokopje te pasaportes se babait, 4.nje fotokopje te pasaportes se nenes, 5.te dhenat e personit qe do autorizohet ne Shqiperi si edhe 6.paraqitja ne ambasade e te dy prinderve kur ata autorizojne nje person tjeter ne shqiperi ose paraqitja vetem e njerit prind ne rastin kur ai autorizon prindin tjeter. Ne rastin e prokures perveç ndihmes qe do ti jepet shtetasit lidhur me te, Ambasada ose Konsullata perjashtohet nga çdo detyrim tjeter. Taksa per prokuren eshte 20 Euro.

2. Ne rastin kur shtetasi shqiptar mbi 16 vjeç aplikon per pasaporte prane Ambasades ose Konsullates eshte i detyruar te depozitoje: Çertifikate lindje e gjashte muajve te fundit nga data e paraqitjes ne ambasade dhe me fotografi te njejte me 4 fotografite qe paraqiten per pasaporte. 4 cope fotografi jo polaroid, jo riprodhim, me permasa 4×5 cm, me ngjyra te bera me sfon teresisht te bardhe, pamja te jete ballore dhe fytyra te zere 70% te fotografise. Kur personi mban syze xhamat e tyre te jene te tejdukshem.

3. Per pajisjen me pasaporte per femijet nen 16 vjeç, prinderit duhet te paraqesin: Kerkesa me shkrim e hartuar perpara nepunesit te Ambasades ose Konsullates qe mbulon sherbimet konsullore, nga te prinderit e nenshkruar prej tyre. Kur prinderit jane te divorcuar kerkesa nenshkruhet nga prindi, te cilit me vendim gjykate i eshte lene femija ne ngarkim. Per kete qellim duhet te paraqese nje fotokopje te vendimit te gjykates te noterizuar ne Republiken e Shqiperise nga nje noter, me vulen e thate te noterit. Çertifikate lindje me fotografi te femijes te gjashte muajve te fundit (fotografia te jete e njejte me 4 fotografite qe do te paraqiten per pasaporte). Nga nje çertifikate e perberjes familjare te gjashte muajve te fundit per çdo femije. 4 cope fotografi jo polaroid, jo riprodhim, me permasa 4×5 cm, me ngjyra te bera me sfon teresisht te bardhe, pamja te jete ballore dhe fytyra te zere 70% te fotografise. Kur personi mban syze xhamat e tyre te jene te tejdukshem. Paraqitja fizike e te dy prinderve ne Ambasade ose Konsullate.

4. Te gjithe dokumentat qe paraqiten per aplikim dhe per prokure per pasaporte te jene te leshuara brenda gjashte muajve te fundit duke filluar nga data e aplikimit te tyre.

5. Per çdo pasaktesi ne dokumentat e paraqitura dhe ne kerkesen individuale me shkrim qe plotesohet nga personi, procedura per pajisjen me pasaporte nderpritet dhe pagesa e bere nuk i kthehet personit por kalon per llogari te shtetit dhe ne kete rast personi i interesuar detyrohet te filloje proceduren nga e para.

6. Me pranimin e dokumentave nga nepunesi konsullor i Ambasades, aplikuesi per pasaporte derdh ne arken e Ambasades ose Konsullates 80 Euro ose 80 USD. Per shumen e derdhur aplikuesi detyrimisht merr nga punonjesi i arkes se Ambasades mandat arketimin i cili eshte dokument baze per terheqjen e pasaportes.

7. Ne rastet kur shtetasi shqiptar kerkon te ripajiset me pasaporte per shkak te humbjes, vjedhjes ose demtimit te saj nga pakujdesia, ndjek procedurat per pajisjen me pasaporte duke zbatuar te gjitha rregullat si me lart (si per here te pare). Per keto raste shtetasi duhet te shenoje ne kerkese rrethanat e zhdukjes se pasportes se pare. Pasaporta e meparshme i shpallet e pavlefshme. Ripajisja per keto raste me pasaporte e shtetasve do te paguhet me gjobe, ne vleren qe del nga heresi i vleres se plote te pasaportes me numrin e rradhes se perseritjes se saj. Mos deklarimi i faktit te ripajisjes me pasaporte si dhe shkakut te saj, konsiderohet pasaktesi ne dokumentacion. Procedura per pajisjen me pasaporte nderpritet dhe pagesa e bere nuk i kthehet personit por kalon per llogari te shtetit dhe ne kete rast personi i interesuar detyrohet te filloje proceduren nga e para.

8. Ne baze te udhezimit te Ministrise se Puneve te Jashtme, Ministrise se Rendit Publik dhe Ministrise se Financave, Ambasada ose Konsullata brenda tre muajve detyrohet ti dorezoje shtetasit pasaporten e plotesuar. Ne rastet kur dokumentat e paraqitura per pasaporte rezultojne te parregullta dhe procedura bllokohet, perfaqesite perkatese informojne aplikantin brenda tre muajve.

Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Athine, Sektori Konsullor

Komente: