“Djali gjahtar”

2 November, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Kulturë

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Një djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqiponja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër.

Mbas pak shqiponja fluturoi prej shkembit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkembit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngriti koken, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N’atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjës dhe u nis per ne shpine e tij. Befas ai degjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjës.
“Pse ma grabite foshnjen?” thirri shqiponja.

“Foshnja është imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur” u përgjegj djaloshi.

“Ma jep foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtur dhe do të marresh emrin tim!”

I riu i dha shqiponjës zogun e saj. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e tij ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e tij preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte.

I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, që do me thanë “Bir i shqiponjës”, dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do me thanë “Vendi i shqiponjave.”

(Kjo perralle e lashtë e popullit tone, eshte marre nga libri “Tregime te mocme Shqiptare – Perralla e shqiponjës”)

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: