E gëdhinë natën në doganë emigrantët,6 orë pritje,dogana greke me një sportel!
18 December, 2011 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Ndërsa për të gjithë festat janë diçka gazmore,për emigrantët nuk …
duket se është kështu,pasi mendojnë orët e tëra që do presin në doganën greke.
Plot 30 autobusë janë rreshtuar natën e kaluar në doganën e Kakavijës dhe emigrantët kanë qëndruar më shumë se 6 orë për të kaluar,pasi pala greke ka punuar me një sportel.
“Rreth orës 02.00 të mëngjesit arritëm në doganë.Pritëm aty deri në orën 08.00 (ora shqiptare) që kaluam dhe kjo vonesë erdhi për shkak se dogana greke punonte vetëm me një sportel dhe ai punonjës policie që ishte,herë-herë nuk punonte fare” denoncon në Albnow një emigrant shqiptar.
Theksohet se disa muaj më parë Drejtori i Policisë së Gjirokastrës kishte takuar homologun e tij të Janinës për të marrë masa mbi kaosin në doganë dhe ishte premtuar bashkëpunim,mirëpo mesa duket kanë qenë vetëm fjalë.
Gjithashtu edhe kreu i policisë greke që vizitoi disa javë më parë Tiranën,premtoi se do të punohet për kushte më të mira shërbimi në doganë,por edhe aty kanë qenë thjesht fjalë që i ka marrë “era”.










Comments Closed