EKSKLUZIVE/ Albnow.com dhe Shqiperia.gr sjell për emigrantët programin e faturave
31 March, 2010 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion

Një nga problemet dhe shqetësimet e mëdha të emigrantëve në Greqi ka qenë mënyra se si do të llogaritin shumën e faturave të mbledhura për të mos paguar taksat vjetore.
Në të vërtetë ka qenë shumë e ndërlikuar se cilat janë kategoritë që duhen shkruar dhe si duhen shkruar.
Në fillim thuhej se duhet të shkruajmë në një bbllok,emrin e biznesit,AFM(numur nipti),shumën e parave,datën etj etj.
Më në fund specialistët vendosën që të mos sorollatin qytetarët për të shkruar në letra dhe për të mos ruajtur faturat.
Albnow.com dhe Shqiperia.gr ju jep mundësinë të keni programin kompiuterik që të shkruani direkt të dhënat e domosdoshme të faturave.
Nëse keni paqartësi na dërgoni mail në albnow@albnow.com dhe do të keni ndihmë të menjëhershme.
Bejeni (SAVE AS) ne komiuterin tuaj!
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: