Ekskluzive/ Kur do të fillojë aplikimi për pasaportë në Athinë?

10 December, 2010 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Në ankth dhe pritje kanë qenë për shumë muaj me radhë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi,duke pritur se kur do të fillojë aplikimi për pasaportë në Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe në Konsullatën e Selanikut.

Albnow iu ka premtuar emigrantëve se do ti njoftojë për çdo hap që bëhet përsa i përketë përgatitjeve të ambasadës  për të filluar aplikimi.

Burime nga ambasada bëjnë të ditur për Albnow se  kanë erdhur tashmë në ambasadë të gjitha aparaturat e nevojshme të aplikimit.

Gjithashtu është përgatitur grupi që do të punojë për të shërbyer emigrantët.

Sipas burimeve të Albnow,është tashmë çështje ditësh fillimi i aplikimit dhe e  vetmja vonesë është një proçedurë e vogël, që duhet të bëhet nga Ministria e  Jashtme.

Albnow do t’ju njoftojë për datën e  saktë të fillimit të aplikimit,si dhe për dokumentet që duhet të paraqesni në ambasadë.

E rëndësishme për emigrantët është të mësojnë se Ambasada dhe Ambasadori Dashnor Dervishi, po bëjnë përpjekje maksimale për të eliminuar radhët e mëdha dhe shpresojnë se nuk do të krijohet komfuz.

BURIMI: ALBNOW.COM

Comments Closed