Emigrantë nga brezi i dytë në radhët e policisë
5 November, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
Punësimi i emigrantëve në radhët e policisë, si ndërmjetës me personat e huaj që ndalohen, por edhe i emigrantëve të brezit të dytë në personelin civil të rajoneve të policisë, krijimi i një zyre denoncimesh në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe ndëshkimi i gjithë policiëve që “bartin elementë fashistë” me qëllim që të kontrollohen veprimet arbitrare të uniformave blu, janë disa nga prioritetet që shpalli ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis.
Gjatë një takimi që pati në mesjavë me përfaqësues të organizatës “Të bashkuar kundër racizmit dhe kërcënimit fashist”, ministri bëri të ditur në rajonet e policisë, në zonat që konsiderohen si më të ndjeshme, do të bashkangjiten edhe punonjës socialë dhe psikologë.
Fillimi do të bëhet në Agio Pantelejmon, ku do të emërohen menjëherë punonjës socialë dhe psikologë, si dhe emigrantë për të ndërmjetësuar me emigrantët e tjerë.
Gjatë takimi u shtrua çështja “e bashkëpunimit të policëve me fashistë dhe organizatën Krisi Avgi, si dhe inaktiviteti i policisë gjatë ngjarjeve të disa muajve më parë në Agio Pantelejmona, ku u sulmuan emigrantë”. Sipas radios Skai, ministri sillet të ketë deklaruar se ka qenë edhe ai vetë dëshmitar i bashkëpunimit të policisë me organizata fashiste. “Kam parë edhe unë si qytetar raste të bashkëpunimit të policëve me banda fashiste. Më trembi gjendja në Agio Pandelejmona. Shteti neglizhoi duke mos marrë në dorë frenat e situatës dhe në fund disa përdorën vetëgjyqësinë. Nga fillimi vitit të ardhshëm gjendja në Agio Pantelejmono do të ndryshojë”, tha ministri.
“Ekziston rreziku që nga mungesa e shtetit zyrtar të zhvillohen racizmi dhe vetëgjyqësia”, theksoi ministri.
Organizata “Të bashkuar kundër racizmit dhe kërcënimit fashist”, denoncoi raste për përdorim dhuna gjatë ndalimit të emigrantëve dhe shoqërimit të gyre në rajonet e policisë, si dhe kaqtrajtimet e tyre gjatë mbajtjes në birucë.
E Premte, 23 Tetor 2009


Komente: