Emigrantë nxitoni,300 FTESA të tjera nga WorldBridge për të parë fëmijët FALAS shfaqjen “Princi i Vogël”!

19 December, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nuk kanë fund dhuratat për festat nga kompania “WorldBridge”.

Pas një suksesi të madh që shënoi shfaqja “Princi i Vogël”,dhuratë kjo nga kompania “WorldBridge”,përfaqësuese e Western Union në Greqi,kompania vendosi që të dhurojë edhe 300 ftesa të tjera FALAS për fëmijët e emigrantëve,që nuk mundën të shkojnë dot më datë 18/12,por edhe për ata që duan të rishikojnë shfaqjen.

Shfaqja  e dytë do të jepet më datë 23/12/2011 ,ora 15:00 në teatrin Petit Palais (Pti Pale), rruga Hironos Rizari 24, Pangrati.

Për më shumë të dhëna për pjesëmarrjen FALAS në shfaqje,Ju lutemi kontaktoni deri më datë 22/12, në telefonin 210 9005060 (09:00 – 17:00).

Grupi rinor teatral “Jashtë xhamave” përgatiti për këtë dimër “Princi I Vogël” nga Antoine de Saint – Exupery,i regjisorit Dimitris Gliati.

Princi i Vogël është diçka më shumë se një libër për fëmijë!
Kërkimi i vlerave,mesazhet e tij,pafajësia e tij,bëjnë që Princi i Vogël të jetë heroi i fëmijëve,por edhe i të mëdhenjve.

Princi i Vogël na mëson se si të duam njëri-tjetrin!

Dashuri quhet ajo që i jep kuptim jetës,që jep drejtim,akoma edhe kur bëhet fjalë për dashuri tek një trëndafil.

Kur në jetën e përditshme humbasim bazën e jetës,Princi i Vogël na kujton vlerat themelore që janë dashuria,respekti,mirësjellja dhe miqësia!

http://www.worldbridge.gr/el/alles-ipiresies/money-to-bank.aspx

Ky link është për ftesa e shfaqjes ë parë http://www.worldbridge.gr/al/cil%C3%ABt-jemi/t%C3%AB-rejat-tona/300-ftesa-falas,-p%C3%ABr-shfaqjen-teatrale-%C2%ABprinci-i-v.aspx

Shikoni disa foto nga shfaqja  e datës 18/12 ku morën pjesë 300 fëmijë emigrantë me prindërit e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Noftimi i kaluar…

300 FTESA FALAS, për shfaqjen teatrale “PRINCI I VOGEL”

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn

Comments Closed