Emigrantet myslimane serish ne proteste
30 May, 2009 nga N.Papa
Postuar ne kategorine Emigracion
ATHINE- Rreth 2000 emigrantë të besimit mysliman protestuan në rrugët e kryeqytetit grek Athinë, duke i kërkuar qeverisë vendase të ndalë racizmin dhe të merret me problemet më të cilat përballen emigrantët në këtë vend. Kjo demonstratë erdhi vetëm pak ditë pas përleshjeve mes protestuesve myslimanë dhe policisë.
“Emigrantet Myslimanë kanë ardhur në Greqi për një jetë më të mirë, për një të ardhme më dinjitoze. Ne
jetojmë dhe dëshirojmë të bashkëjetojmë me popullin Grek”- tha një emigrant nga Maroku.
Protesta nxorri në pah problemet e shumta me të cilët përballen komunitetet e emigrantëve dhe veçanërisht ato myslimanë në shtetin Helen.
Protestuesit mbanin flamuj në duar dhe pankarta ku shkruhej “Ndalni sulmet raciste” , “Larg duart nga emigrantët” dhe “Zoti është i madh”. Ata marshuan nëpër rrugët e Athinës drejt parlamentit Grek.
Një javë më parë demonstruesit thyen xhamat e disa dyqaneve dhe makinave pasi anëtarë të këtij komunitetit deklaruan se një oficer policie kishte grisur një Kuran që i përkiste disa emigrantëve teksa i kontrollonte për dokumentat me të cilat qëndronin në Greqi.
Shoqata e Myslimëve në Athinë bëri të ditur se kishte hedhur në gjyq oficerin e policisë që kreu këtë akt të shëmtuar. Ndërkaq, policia bëri të ditur se kishte nisur hetimet e brendshme për të zbardhur incidentin, por deri më tani askush nuk është akuzuar drejt-përdrejt. (a.r/balkanweb)


Komente: