Emigrantët në Greqi:Na mashtroi e ashtuquajtura federatë,nuk kishte takim më datë 18,reagon edhe shoqata "Solidariteti"

25 November, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Pas publikimit të lajmit nga Albnow se Federata Shqiptare nuk njoftoi…

emigrantët nëpërmjet medias së vetme që është www.Albnow.com, për moszhvillimin   e takimit midis emigrantëve dhe politikanëve grekë,të shumta janë edhe reagimet e emigrantëve shqiptarë që shkuan tek vendi ku na njoftoi Federata dhe askush nuk ishte në dijeni,as për anulim e as për takim me emigrantët.

Më datë 11/11/2011 ,Albnow botoi njoftimin e Federatës Shqiptare në Greqi,e cila tha se “më dt. 18/11/2011, ditën e premte ora18:00 ne adresen:Rruga: Ipokratus 22, kati i pestë,do të zhvillohej një takim i hapur midis emigrantëve dhe Sekretarit të Përgjithsëm të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme,z Andrea Taki.”

Sipas njoftimit,këtë takim e kishte bërë të mundur Federata.Mirëpo mesa duket krerët e federatës vazhdojnë të mashtrojnë ,pasi jo vetëm që takimi nuk u zhvillua,por kur shkuan dhjetra emigrantë tek vendi,askush nuk ishte në dijeni për këtë takim.

“U ngjita në katin e pestë,pyeta edhe tek hyrja për takimin e emigrantëve me zotin Taki ,por askush nuk dinte gjë.I pyeta se ndoshta ishte anuluar,por më thanë se nuk kishin asnjë dijeni,as për anulim e as për takim” thotë një studente shqiptare për Albnow.

Një tjetër ankesë ka erdhur në profilin e Albnow në rrjetin sociual  FB,ku një emigrant me inicialet A.G shkruan: “pershendetje;sapo jam kthyer nga ipokratus 22 dhe jo vetem qe nuk kishte takim por as qe ishte njeri ne dijeni per te.a keni ndonje koment.flm ” shkruan emigranti shqiptar.

Gazetari i Albnow i ktheu përgjigjen emigrantit duke sqaruar se federata nuk ka bërë asnjë njoftim për anulim të takimit dhe kështu që Albnow nuk ka përgjegjësi për këtë.

Pas këtij mashtrimi të Federatës,,ashpër ka reaguar shoqata “Solidariteti” në veri të Greqisë,kryetari i së cilës shpreh indinjatën e tij dhe thekson se “Federata mashtruese duhet të sqarojë opinionin publik në emigrancion ,cilat shoqata përfaqëson” pasi sipas tij ” nuk mund quhet Federata e Shoqatave,por Federatë e disa shoqatave”.

Që prej asaj dite,edhe pse më datë 18 ne kemi publikuar lajmin se takimi ka qenë mashtrim i Federatës,nuk ka pasur asnjë reagim për të na sqaruar arsyen e njoftimit-mashtrim.

Federata Shqiptare në Greqi mashtron emigrantët për takimin me politikanët grekë!

 

Problemet me pensionet dhe legalizimin,F.SH.SH.G organizon takim me emigrantët dhe autoritet greke

Postoje


Submit to Delicious

Submit to Digg

Submit to Facebook

Submit to Google Bookmarks

Submit to Stumbleupon

Submit to Technorati

Submit to Twitter

Submit to LinkedIn

Comments Closed