Emigrantët preferojnë internetin,falimentojnë gazetat shqipfolëse

17 February, 2011 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Greqi-Ka arritur në tre numri i gazetave elektronike në Greqi ,të cilat informojnë emigrantët për zhvillimet e ngjarjeve në Greqi,Shqipëri,por edhe në të gjithë botën.

Dy nga këto janë me pronarë grekë,ndërsa e  treta është Albnow.com,e cila ka edhe më shumë vizitorë .

Hapja  e tre gazetave elektronike në  Greqi,të cilat sjellin të gjitha lajmet që iu nevojiten emigrantëve,kanë krijuar një problem të madhe tek gazeta e shtypura shqipfolëse,të cilat janë duke falimentuar njëra pas tjetrës.

Njëra nga gazetat shqipfolëse ka arritur deri në fazën ku iu mohon gazetarëve se i ka lënë pa  paguar,ndërsa shumë gazetarë të tjerë i ka lënë për më shumës e 4-5 muaj pa paguar.

Problemi kryesor i gazetave tashmë është edhe ndërprerja e  ndihmës që merrnin nga shteti grek.Këto gazeta deklaronin se informonon emigrantët dhe shteti grek paguante shuma kolosale,duke besuar faturat që çonin këta,ku thuhej numri i gazetave që kishin shitur.

Është e  vërtetë se fillimisht gazeta në fjalë preferohej për shkak edhe të disa CD-ve që vendoste.

Më pas interneti u përhap dhe filmat mbaruan dhe bashkë me filmat filloi të bjerë edhe gazeta,e cila tashmë është në pozitën më të vështirë,ku iu shmanget gazetarëve që kanë ikur dhe atyre që punojnë për ti paguar.

Në një rast që ka në duar Albnow,një gazetar punoi për një farë kohe të gjatë tek gazeta në fjalë,e cila për një moment mendoi se do të jetë superfuqi në Greqi,por shumë shpejt interneti e  “fundosi”.

Gazetari punoi disa muaj dhe u largua,ndërsa mënyra se si mori pak nga paratë që i takonin dhe sa i kanë borxh akoma,Albnow iu premton ti lexoni në ditët e  ardhshme,pasi faktet që do të publikohen do t’ju indinjojnë,por njëkohësisht do të ndjeheni keq për faktin se sa keq  katandisur është gazeta në fjalë,e cila përpieqet të mbijetojë duke mashtruar gazetarë.

Gjithashtu gazeta tashmë nuk preferohet as nga shoqëritë e  reklamave,të cilat gjithnjë e më shumë preferojnë të reklamojnë bizneset e klientëve të tyre vetëm në internet,pasi gazeta në fjalë shet shumë pak dhe kjo shitje bëhet në disa fshatra të largëta të Greqisë.

Në prag të falimentimit gazetat në gjuhën shqip në Greqi-Mbyllet një tjetër gazetë greke

Komente: