Emigrantët dhe kriminialiteti

21 March, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Emigracion

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë

Racizmi mund të kthejë njeriun shumë pas. Shumë më pas madje edhe nga viti 1827. Më pas, domethënë, edhe nga Kushtetuta e Trizinës, kur grekët e sapoçliruar, shpallnin respektimin dhe sigurimin e plotë të të gjitha të drejtave të çdo personi brenda territorit grek. Siguronin , kësisoj, mundësinë për të qenë pjesë e të drejtave dhe detyrimeve që rridhnin nga rendi ligjor iGreqisë.

Mirëpo racizmi, të tilla gjëra nuk i kupton. Për fashizmin në përgjithësi, emigranti është apriori “fajtor”. Kur ndodh një krim me autor emigrant, fashizmi nuk akuzon “Hasanin” që e realizoi, akuzon “fisin”,”kombësinë”, “rracën” e Hasanit. Në kokën ksenofobe të racistit-nëse ka diçka si përmbajtje- problemi konstatohet në “elementin e kromozomit”, në DNA, tek “fara”…

Vetëmbrohet fashizmi i ligjshmërisë, duke e quajtur sidoqoftë emigrantin kundravajtës dhe jo si dikë shoqërisht të izoluar, që përbën lëndë të parë për t’u bashkuar me kriminialitetin, e organizuar ose jo. “Jo,nuk e ka fajin izolimi shoqëror, fajin e kanë ngaqë janë shqiptarë”(gjeorgjianë, kazakistanas etj.) ulëret fashisti. Kësisoj “Grek nuk do bëhesh kurrë, shqiptar-shqiptar”… Mirëpo, “logjika” e fashistit rrezikon të kapërdijë gjuhën, nëse përballet me historinë dhe me të vërtetën…

Në studimin “Konflikti Kultural dhe Kriminialiteti” (Culture Conflict and Delinquency, New York 1938) të Thorsten Selin-nga studiuesit më të mëdhenj të analizës së kriminialitetit dhe përmasave të tij shoqërore – prezantohen përmbledhjet statistikore (u publikuan për herë të parë më 21 dhe 28/03/1998 tek prestigjiozia greke “Eleftherotypia”) për kriminialitetin e emigrantëve në SHBA në vitin 1929. Çfarë del? Në tërësinë e shkeljeve ligjore në NEW YORK, të parët ishin grekët me përqindje disafish më të madhe nga italianët që renditeshin në vendin e dytë. *Në vrasje, grekët i tejkalonin italianët me …1095%. *Në përdhunime, grekët udhëhiqnin me 73% mbi italianët e vendit të dytë. *Në vjedhje, grekët ishin përpara italianëve që vinin të dytët me 22%. *Në sulmet ndaj personave, grekët kryesonin me 144% ndaj italianëve. *Në plaçkitje, grekët kryesonin me 12% ndaj italianëve. * Në grabitje , grekët kryesonin me 100% ndaj rusëve që vinit të dytët. *Në armëmbajtje pa leje, grekët vinin të dytët pas italianëve. * Në narkotikë, grekët kryesonim me 600% ndaj të dytëve rusëve…

Njëkohësisht, sipas të njëjtit studim, në 31 qytete të mëdha të SHBA-së asokohe, grekët zinin vendin e parë në kriminialitet midis emigrantëve (përpara lituanëve, polakëve, jugosllavëve, skandinavëve, austriakëve etj.), ndërsa ishin në vendin e dytë në “Metropolin” e krimit në Çikago.

Kësisoj, cili është përfundimi( sipas “logjikës” së fashistit)? Që grekët janë …kriminielë, përdhunues, hajdutë, plaçkitës, “gangësterë”, tregëtarë droge! Pse? Sepse janë …grekë, pra!

Asnjëherë nuk ka për të kaluar nga mendja e fashistit që atëherë në Amerikë, greku ishte edhe ai “shqiptar”. Dhe ishte “shqiptar” ngaqë parametrat e jetës së tij (fusha e veprimit, shfrytëzimi, pozicioni i disfavorshëm, skamja, kriza ekonomike, izolimi) e drejtonin në kriminialitet, në sjelljen kundravajtëse. Dhe për këtë sjellje nuk e kishte fajin “elementi i kromozomit” të grekut, sikurse nuk e ka fajin “elementi i kromozomit” të shqiptarit sot. Është faji i “elementit të kromozomit” të një sistemi politik dhe shoqëror që detyron klasa, shtresa shoqërore, grupe kombëtare dhe m’andej persona, në izolimin ekonomik, shoqëror dhe politik.

*Nga Andreas Solomos për FAQ. Botohet në marrëveshje me gazetën.

Nga Blogu http://odromos.wordpress.com

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: