Etimologjia e emrit Scander (skender)

30 November, 2008 nga  
Postuar ne kategorine Historia

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.

Emri Skënder ose Iskander eshte versioni turk i emrit Aleksandër. Kështu qe shume studiues emrin Skënderbej e përkthejnë si Aleksandri i Madh. sipas legjendes trimeria dhe aftesia e tij ne artin ushtarak u shfaq heret dhe per kete arsye turqit i vune si emrin me te pershtatshem Iskanderbej . Fakt eshte qe Skenderbeut i ka pelqyer gjithmone emri qe i vune turqit. Kete e deshmojne shume dokumente te epokës ku ai firmoste me te dy emrat (Gjergj Kastrioti – Skenderbej). Dhe ne oborret europiane te kohes nihej me teper me kete emer. E deshmojne dhe veprat e shumta mesjetare te shkruara për te(kompozitori i famshem Antonio Vivaldi ,ne vitin 1718 ,vuri ne skene operen “Scanderbeg”) .

[redakto] Biografia

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshësVojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur(9-vjeçare) dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri ne fronit e te atit, deri në vitin kur ai u nise kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeutRumelisë.

3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.Ai u martua me te bijen e Gjergj Arianitit per te forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.

Shume njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shume thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli naten nje tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga nje qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njerez. Kjo eshte vetem nje legjende. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe per nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare. Kjo i pergjigjet se vertetes, pse edhe mbreter te tjere ilire si Aleksandri i Madh mbante perkrenare me brire dashi.

Tek “Sheshi Skënderbeu” në Tiranë

[redakto] Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ishte Dhimiter Frangu (dhe jo Frengu) qe shkroi i pari jeten e Skenderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frangu ishte bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave te Skanderbeut, arketar e shoqerues ne udhetimet e Princit Shqiptar. Shkrime latinisht i Frangut i 1480, 12 vjet pas vdkjes se Skanderbeut, mjerisht u pervetesua nga te tjere, dhe perkthimi dhe botimi i saj italisht u be me vone, pas vdekjes se Frangut. Te gjithe shkrimater pasardhes, u mbeshteten mbi vepren e Frangut, edhe vete Barleti, por qe i shtoi tregime fantastike te paqena. Patjeter se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës)pati jehone te madhe . Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frangut.

Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frangu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Prandaj Barleti e mori si baze vepren e Frangut sepse kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe e ne gjuhe te tjera.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

[redakto] Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Hero Kombëtar

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (1405 – 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqipetare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumellojshme , prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

[redakto] Skënderbeu në film

Mbi jetën e Skënderbeut është xhiruar edhe një film me emrin e njëjtë (Velikiy voin Albanii Skanderbeg).

[redakto] Mirënjohje

[redakto] Figura e Skënderbeut në art

Statuja e Skënderbeut në Krujë

Projekti kulturor Itali-Shqipëri “A.C.C.I.A ARTE” organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekësprovincësLeçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë.

[redakto] Burim i të dhënave

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

[redakto] Video lidhje

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: