Femrat e bukura, aktrojnë orgazëm dhe kënaqësi të rrejshme

22 February, 2009 nga  
Postuar ne kategorine Eros

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtë
Femrat e bukura më shpesh aktrojnë orgazmën apo kënaqësinë e rrejshme, transmeton “Newslite”.

Femrat e bukura më shpesh aktrojnë orgazmën apo kënaqësinë e rrejshme, transmeton “Newslite”. Studimi i cili sjelli këtë rezultat, është realizuar te mbi 30 000 femra, të cilat kanë folur haptas me ekspertët e seksit për shkaqet dhe aktrimin e orgazmës.

Çdo e treta femër e anketuar, ka pranuar se aktron kënaqësi në krevat përgjatë aktit seksual me partnerin e saj. Studimi ka zbuluar po ashtu se ndaj aktrimit të orgazmës më besnike janë femrat e nivelit të ulur, femrat e bukura dhe ato tërheqëse për seks.

Shkaqet kryesore që shtyjnë gjininë e bukur drejt aktrimit të kënaqësisë së rrejshme janë:

* që partneri të mos ndjehet i paafte
* që e gjithë “puna” sa më shpejtë të mbaroj
* partneri nuk ju ka pëlqyer
* që të ruajnë qetësinë dhe t’ju shmangen sqarimeve
* që partneri të ndjehet mirë

Edhe përkundër lirisë së madhe seksuale dhe edukimit adekuat, femrat ende ndjenë nevojë të aktrojnë orgazëm dhe kënaqësi të rrejshme në shtrat. Shkaku kryesor i gjithë kësaj është vëmendja ndaj partnerit dhe “kujdesi” për ndjenjat e tij.

Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër

Komente: