Festivalet, një vend dialogu

December 15, 2009 nga N.Papa  
postuar ne kategorine Lajme nga Greqia

Festivali i dytë shqipfolës 17 – 20 dhjetor 2009
(Arkivi i filmit grek, Iera Odhos & Meg. Aleksandrou në GAZI)

Kalimi i gjendjeve masive shoqërore në një tjetër nivel
estetik, ku përpos nevojës imediate ekonomike lind edhe
dëshira për të ushqyer shpirtin, është gjithsesi një fenomen avangardë i komunitetit shqiptar në Greqi, i një nga komuniteteve më të shqetësuar në historinë e
emigracionit botëror, ku ekspozitat figurative, koncertet kualitative, shfaqet teatrore, prodhimi i filmave, botimi i qindra librave e fillimi i themelimit të Festivaleve kinematografike, ridëshmon për rilindje…

Festivali i 2-të i Filmit Shqipfolës që do të organizohet në Athinë më 17-20 dhjetor 2009 në Gazi, mund të themi se është vërtet një ndërmarrje e përmasave të mëdha. Kemi parasysh se i tillë ishte edhe Festivali i 1-ë që u zhvillua në Maj 2007, e për të cilin u fol mjaft nga mediat greke.

Sjellja në Athinë e 21 filmave shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre marrë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Tiranë, në kopje 35mm celuloidi, tregon seriozitetin dhe tendencën për të qenë koherent në evenimentet kulturore që realizojmë.

Një Festival Kinematografik që në thelb është panoramë e vlerave të Kinemasë sonë, sigurisht që provokon ndjesitë e shumë njerëzve të vijnë ta ndjekin.

Të dialogojnë, të kontaktojnë me krijuesit, të takohen me shumë njerëz, të dëgjojnë e ndjekin aktivitete paralele që zhvillohen brenda ambienteve të Festivalit, promovime librash, albume muzikore, Master Class rreth subjekteve e prodhimeve filmikë, atribut për autorë të ndryshëm, etj.

Më shumë tek gazeta Albaniapress 116.

Vendoseni kte artikull :
  • Facebook
  • Digg
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Print
  • StumbleUpon
  • TwitThis
  • Google Bookmarks
  • MSN Reporter
  • Reddit
  • RSS
  • Twitter
  • Yahoo! Bookmarks

Komente

Jep dhe ti mendimin tend duke shkruar nje koment...