PDA

Trego versionin e plotė : Kimia inorganike


SeRiOuSbOy
26-01-09, 09:57
Kimia inorganike ėshtė shkencė e kimisė e cila merret me studimin e elementeve kimike, si pėrhapjen e tyre nė natyrė, vetitė fiziko-kimike, mėnyren e pėrfitimit tė tyre, komponimet inorganike dhe pėrdorimin e tyre. Ajo poashtu merret edhe me metalet e qė pothuajse 80 pėrqind e sistemit periodik i takon kimisė inogranike.


I. Ligjet themelore te kimise. Ligji i ruajtjes se mases. Atomistica e Daltonit. Ligji Gey-Lysac. Ligji Avogadro. Moli. Percaktimi i mases molekulare te substancave te gazta. Percaktimi i mases atomike. Termokimia.

II. Lidhja kimike dhe struktura e molekules. Lidhja kimike, energjia dhe drejtimi isaj. Strukturat e molekulave. Lidhja hibride. Momenti dipolar i molekulave. Lidhja hidrogjenore, koordinative dhe metalike

III. Kinetika dhe ekuilibri kimik. Shpejtesia e reaksioneve kimike. Kompleksi aktiv. Ndikimi i perqendrimit te substancave reaguese dhe temperatures. Kataliza. Ekuilibri kimik. Parimi Le Chatelier.

IV. Tretesirat dhe teoria e disocijimit elektrolitik. Karakteristikat e tretesirave. Vetite e tretjeve te holluara. Teoria e disocijimit elektrolitik. Disocijimi i acideve, bazave, kriperave, grada dhe konstantja e disocijimit. Reaksionet e kembimit ne tretesirat e elektroliteve. Produrti i tretshmerise. Produkti jonik i ujit, pH. Hidroliza. Tamponet.

V. Reaksionet e oksido-reduktimit.

VI. Elektrokimia. Korrozioni dhe mbrojtja prej tij.

VII. Sistemi periodik i Mendelejev-it. Vetite kimike te atomeve neutrale dhe variazioni i tyre ne tabelen e Mendelejev-it.

VIII. Grupi IA. Karakteristikat e pergjithshme. Hidrogjeni, uji. Metalet alkaline: Litiumi, natriumi, kaliumi. Komponimet e tyre.

IX. Grupi IIA. Karakteristikat e pergjithshme. Magnezi, kalciumi. Tretshmeria ne uje.

X. Grupi IIIA. Karakteristikat e pergjithshme. Bori, alumini.

XI. Grupi IVA Karakteristikat e pergjithshme. Karboni, silici, germaniumi, kallaji dhe plumbi. Vetite dhe komponimet e tyre.

XII. Grupi VA Karakteristikat e pergjithshme. Azoti, fosfori dhe komponimet e tyre me hidrogjenin dhe oksigjenin. Arseniku, antimoni dhe bismuti.

XIII. Grupi VIA Karaktristikat e pergjithshme. Oksigjeni, peroksidi i hidrogjenit, squfuri, komponimet e squfurit me hidrogjen dhe oksigjen. Seleni dhe poloniumi.

XIV. Grupi VIIA. Karakteristikat e pergjithshme. Fluori, klori, bromi dhe jodi.

XV. Grupi VIIIA. Karakteristikat e pergjithshme. Bakri, ari dhe argjendi.

XVI. Grupi IB. Karakteristikat e pergjithshme. Zinku, kadmiumi dhe merkuri.

XVII. Grupi VIB. Karakteristikat e pergjithshme. Kromi.

XVIII. Grupi VIIB .Karakteristikat e pergjithshme VIIB. Mangani.

XIX. Grupi VIIIB. Karakteristikat e pergjithshme VIIIB. Triada e hekurit. Hekuri, kobalti dhe nikeli.


Pėr ēdo problem,pyetje nė lidhje me kėto tema ju lutem postoni ketu.

SeRiOuSbOy
26-01-09, 09:57
Pak informacion per acidet,bazat,oksidet dhe kriperat. Keto informacione dhe te tjera qe do publikohen ne vazhdim j ''smile''ane konceptet baze te kimise inorganike.

Acidet:

Acidi ėshtė bashkim kimik, zakonisht i lėngėshėm, me shije tė thartė e veti gėrryese, qė pėrmbanė hidrogjen dhe qė me metalet jepė kripėra thartore. Varrėsisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndėr to mė tė njohura janė Acidi sulfurik, Acidi yndyror apo Acidi organikė dhe Acidi i akumulatorėve.

Acidet janė edhe nė pėrbėrjen e organizmit tė njeriut ku burimi kryesor i tyre nė organizėm janė proteinat e ushqimit, tė cilat pėrmbajnė grupe sulfate dhe fosfate, prej tė cilave me proceset metabolike krijohen acidet H2SO4 dhe H3PO4. Ngarkesa ditore e organizmit me acidet e krijuara nė kėtė mėnyrė ėshtė 150 mEq.

Bazat:

Bazat janė substanca qė gjatė shpėrbashkimit elektronik dėrgojnė nė tretėsirė tė vetmin anion, grupin hidroksil (OH?)

NaOH = Na+ + OH?

Tretėsira ujore e bazave ka shijen e sapunit dhe ngjyros nė tė kaltėr letrėn e lakmuesit. Bazat pėrfitohen nėn veprimin e ujit nė oksidet e metaleve. Bazat mund tė fitohen edhe nga veprimi i disa metaleve nė ujė. Sipas numrit tė grupeve hidroksile qė permbajnė nė vete bazat ndahen nė mono dhe poli hidroksile. Emėrtimi i bazave bėhet duke i shtuar emrit tė metalit fjaalėn hidroksid, pėr shembull hidroksidi i naturiumit (NaOH), hidroksidi i aluminit (Al(OH)3), hidroksidi i argjendit (AgOH) etj.

Oksidet:

Oksidet janė lidhje kimike qė fomohen nga lidhja e oksigjenit me njė element tjetėr. Oksidet ndahen nė dy pjesė: okside metalesh (oksid bakri, oksid hekuri etj.) dhe okside jometalesh (dioksid karboni etj.)

Kriperat:

Kripėrat janė komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen nė gjendje tė ngurtė, jonet janė tė radhitura nė rrjete kristalore. Nė gjendjen e shkrirė dhe kur treten nė ujė e pėrqojnė rrymėn elektrike. Pėr nga pėrbėrja e tyre mund tė jenė: kripėra neutrale, kripėra acidike, kripėra bazike, kripėra komplekse dhe kripėra tė dyfishta.

Kripėrat neutrale: Kėto kripėra pėrfitohen kur tė gjitha atomet e hidrogjenit tė acideve zėvėndėsohen me metale. Kėto kripėra neutrale pėrfitohen nga tė gjitha cidet dhe bazat pa marrė prasysh bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortėsinė.

Kripėrat acidike: Kėto kripėra pėrmbajnė nė vete jone tė hidrogjenit, tė cilat nė tretėsira ujore janė nė gjendje tė kalojnė nė tretėsirė. Kėto kripėra pėrfitohen nga acidet polibazike, duke u zėvėndėsuar parcialisht atomet e hidrogjenit me metale, nga rrjedh se kėto kripėra pėrmbajnė nė vete atome tė hidrogjenit qė ende mund tė zėvėndėsohen me metale.

Kripėrat bazike: Kėto kripra pėrbajnė nė vete grupin hidroksilik, tė aftė tė kalojnė nė gjendje jonike- MgOHCl. Kėto pėrfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zėvėndėsuar parcialisht grupet hidroksile me anion.

Kripėrat komplekse: Kripėrat komplekse pėrfitohen zakonisht gjatė reaksionit nė mes tė dy kripėrave me anion tė pėrbashkėt. Nėse nė cianurin e hekurit (II) veprohet me cianurin e kaliumit, formohet kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur nė tretėsirė tė sulfatit tė bakrit (II) shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrė tė kaltėr.
Joni i bakrit te kjo kripė komplekse quhet joni qendror. Te komponimet komplekse mė sė shpeshti n qendror ėshtė joni i metalit. Rreth kėtij joni janė tė radhitura jonet ose molekulat neutrale dhe nė kėtė mėnyrė formojnė sferėn e brendshme tė kompleksit. Kėto jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve qė lidhen me jonin qendror quhet numri koordinativ. Mė sė shpeshti ky numėr ėshtė 6, 4, e rrallė 2. Adendet sė bashku me jonin qendror shėnohen nė formulė me kllapa tė mesme. Lidhja nė mes tė jonit qendror dhe adendeve ėshtė lidhje kordinative. Jonet e tjera, tė cilat nuk ndodhen nė sferėn koordinative tė brendshme, sajojnė sferėn e jashtme. Gjatė tretjes nė ujė tė komponimeve komplekse jonet e sferės sė jashtme ndeshen, nga del se lidhja e kėtij joni qendror ėshtė lidhje jonike. Sfera koordinative e brebdshem sė bashku me jonin qendror sillet si molekulė e pashpėrbashkuar, shkon nė tretėsiarė si jon kompleks.

Kripėrat e dyfishta: Kripėrat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretėsirės ujore tė dy kripėrave tė thjeshta, pėr shembull, gjatė kristalizimit t tretėsirės sė ferrosulfatit dhe sulfatit tė amonit, formohen kripėra e dyfishtė, e cila kristalizon me gjashtė molekula ujė. Gjatė tretjes nė ujė kėto kripėra mė parė zbėrthehen nė kripėra tė thjeshta e pasta secila shpėrbashkohet si tė jetė vetėm nė ujė.

SeRiOuSbOy
26-01-09, 09:59
Vazhdojme me disa informacine te tjera rreth koncepteve baze te Kimise..

Atomet dhe molekulat

Materia ėshtė e pėrbėrė nga grimca shumė tė vogla tė quajtura atome: nė natyrė ekzistojnė me qindra dhe ēdonjeri prej tyre ka strukturė dhe veti tė ndryshme. Kur atomet kombinohen me njėri tjetrin formojnė molekulat.


Modeli i atomit sipas Borit

Zbulimi qe energjia e elektroneve ishte kuantike coi e zhvillimin e modeleve teorike qe shpjegonin si sillet elektroni ne atom, duke shpresuar te gjenin sesi leviz elektroni, vendndodhja e tij, ndryshimet energjitike qe lidhen me clirimin e fotoneve te drites. Por asnje nga ligjet fizike qe lidhej me levizjen e objekteve te medha nuk mund te shpjegonte levizjen e elektronit. Ne 1913 Niels Bohr (1885-1962), fizikant danez, propozoi nje model teorik mbi atomin e hidrogjenit. Ai zgjodhi hidrogjenin sepse atomi i tij eshte me i thjeshti (ka vetem nje elektron rreth berthames) edhe sepse spektri i tij eshte me i thjeshti, me shume pak rreshta. Ne modeli e tij Bori imagjinoi qe elektroni levizte rreth berthames duke pershkuar rruge fikse, ose orbita, ashtu si nje planet leviz rreth diellit. Modeli i tij tregonte edhe madhesine e orbitave dhe energjine qe duhet te kishte elektroni i nje orbite te caktuar. Ekuacioni i Borit mbi energjine e elektronit perfshinte disa konstante fizike, si masa e elektronit, ngarkesa e tij, kontstantja e Plankut. Perfshinte gjithashtu dhe nje numer te plote (n) qe Bori e quajti numer kuantik. Secila nga orbitat mund te identifikohej ne baze te vleres se n-se. Duke kombinuar te gjitha konstantet ekuacioni i Borit eshte:

E = ? k / n2
Ku E eshte energjia e elektronit dhe k-ja eshte nje konstante e kombinuar (vlera e saj eshte 2,18 x 10 ne fuqi -18).

Metalet

Disa nga metalet njeriu i ka njohur qe ne kohet e lashta, duke u njohur ne vetite e hekurit, nikelit, kromit, bakrit. Ndersa ne kohet e mevoneshme eshte zbuluar edhe atomi. Metalet si: ari, argjendi, hekuri etj jane zbuluar me heret. Aristoteli e permendi merkurin ne shek. VII. Disa nga metalet mund te gjenden ne nje gjendje elementare p.sh ari, argjenti, merkuri, hekuri. Te gjitha metalet jane te ngurta me perjashtim te merkurit i cili eshte metal i lenget. Metalet jane paraqitur me veti fizike te veēanta siē jane: shkelqimi metalik, percjellshmeria elektrike dhe nxehtesia, fortesia e madhe dhe qendrueshmeria. Per nga vetite ata ndahen ne reaktiv dhe jo reaktiv. Kane veti te perbashketa se veprojne me oksigjenin dhe ndertojne okside. Oksidet qe veprojne me uje formojne bazat. Veti karakteristike eshte se mund te kombinohen dhe te formojne aliazhe.

Jometalet

Jometalet gjenden nė anėn e djathė tė sistemit periodik dhe ndodhen nė tri gjendjet agregate: tė ngurtė, tė lėnget dhe tė gaztė. Jometalet nuk janė pėrcjellės tė mirė as tė nxehtėsisė as tė elektricitetit pėrpos karbonit, i cili kur ėshtė grafit ėshtė pėrcjellės i mirė i nxehtėsisė dhe elektricitetit, kurse si diamant ėshtė pėrēues i nxehtėsisė. Veti e pėrbashkėt e jometaleve ėshtė se ato formojnė acidet.

Molekula

Molekula (nga lat. "molecula", prej fjalės moles - masė, madhėsi, "sasi e vogėl") ėshtė njėsia (grimca) mė e vogėl pėrbėrėse e njė elementi kimik tė pa jonizuar qė mund tė ekzistojė nė gjėndje tė lirė dhe qė ruan vetitė e elementit kimik pėrkatės. Mund tė jetė njė atomike, qė d.t.th. se ėshtė e pėrbėrė nga njė atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), ose shumė atomike, qė pėrbėhet nga shumė atome, tė njėjtė ose tė ndryshėm.
Njė molekule shumė atomike (poli atomike) ėshtė e pa elektrizuar (asnjanėse, neutrale) dhe ėshtė e formuar nga atome tė bashkuar nga lidhje kovalente (njėvlerėshe); pėr shkak tė ndėrsjellės (raportit) mes numrit tė atomeve tė elementeve qė e pėrbėjnė, shprehen nga numra tė plotė. Formula kimike e njė pėrbėrjeje molekulare nuk ėshtė gjė tjetėr veē se renditja e elementeve qė formojnė molekulėn dhe tė teprisė sė pėrkohshme tė ēdonjėrės prej tyre. Molekulat e pėrbėra nga atome tė njėjtė, por tė lidhur nė hapėsirė nė mėnyra tė ndryshme quhen izomere.

Joni

Joni ėshtė atom ose molekulė qė ka humbur elektrone ose qė ka marrė elektrone tė tepėrta; atom ose grup atomesh me ngarkesė elektrike.

Anioni

Anioni ėshtė jon me ngarkesė negative.

Kationi

Kationi ėshtė jon me ngarkesė pozitive.

Besmira
31-08-09, 12:14
[kokeshkret][kokeshkret][kokeshkret][kokeshkret]:p