Forumi Shqiperia.gr


Kthehu Mbrapa   Forumi Shqiperia.gr > Shkencat Ekzakte > Mjeksia

Mjeksia Cdo gje qe ka te beje me trupin e njeriut , me semundjet dhe parandalimin e tyre , mos harroni asnjehere se ju jeni mjeku me i mire per veten tuaj

Pėrgjigju
 
Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-12-09, 03:48   #1
Lauraa
STINET
 
Avatari i Lauraa
 
Gabim Sėmundjet e zemrės

Pesha qė zėnė sėmundjet kardiovaskulare tė zemrės, ka pėsuar rritje tė ndjeshme me kalimin e viteve. Janė tė shumta rastet nė tė cilat krizat e zemrės shkaktojnė vdekje tė parakohshme ose gjymtim tė organeve tė trupit tė njeriut.


Zemra ėshtė organi qė bėn pastrimin e gjakut. Dhe nė rastin e sėmundjeve tė zemrės kemi prishje te funksionit te saj si pompė.
Kur zemra nuk funksionon siē duhet si pompė atėherė ka vėshtirėsi tė shumta nė dėrgimin e gjakut tė pastruar nė pjesėt e duhura tė organizmit. Kjo do tė vėshtirėsojė punėn e organizmit si dhe nuk do tė lejojė furnizimin e tij me oksigjen dhe lėndė ushqimore.

Nė kėto sėmundje futen grupime tė ndryshme si ato tė prishjes sė ritmit tė zemrės, infarktet. Me e shpeshta nga kėto, ėshtė ajo e ngushtimit tė enėve tė gjakut tė kėtij organi.

Ekzistojnė dy lloje tė tjera sėmundjesh siē janė
- hipertensioni dhe
- hipotensioni.
Rritja e shifrave tė trysnisė arteriore mbi normė njihet si hipertension.
Njė nga shkaqet kryesore tė kėsaj gjendjeje ėshtė dhe humbja e elasticitetit tė enėve tė gjakut.

Kjo sėmundje quhet ndryshe arteriosklerozė dhe prek shumė njerėz.
Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial qė shkon nė zemėr. Kur prishet ritmi i zemrės kemi aritmitė qė janė dy llojesh,
me ritėm tė shtuar ose takikarditė
ose me ritėm tė ngadalėsuar qė janė bradikarditė.

Hipertensioni arterial ėshtė njė nga sėmundjet qė bashkė me tė tjerat shkakton numrin mė tė madh tė vdekjeve tek njerėzit.
Pėrgjithėsisht kjo kategori sot luftohet nėpėrmjet medikamenteve.

Ataket nė zemėr ndodhin kur furnizimi i pjesėve tė zemrės me gjak rrallohet apo pritet fare.
Shkaqet qė e krijojnė janė arterie tė bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjė koagulim (mpiksje gjaku) nė ndonjė prej arterieve koronare.

Stadi i fundit i sėmundjes sė zemrės ėshtė pamjaftueshmėria e zemrės (insuficienca kardiake) nė tė cilėn zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bėhet invalid.
Nė momentin kur kjo pamjaftueshmėri nuk mund tė pėrballohet nga organizmi atėherė organizmi vdes.

Simptomat dalluese
Simptomat pėrcaktuese pėr shfaqjen e sėmundjeve tė zemrės janė tė ndryshme sipas kategorive tė prekura.

Eshtė e rėndėsishme qė tė mbahen kontakte tė vazhdueshme me mjekun kardiolog. Qė njė pacient tė kuptojė se vuan nga zemra duhet tė ketė shenja tė tilla dalluese si vėshtirėsi nė frymėmarrje, dhimbje gjoksi tė cilat shtohen vazhdimisht.

Lodhjet dhe debulesat qė shfaqen gjatė aktiviteteve tė ndryshme sidomos atyre sportive, si pėrshembull ngjitja dhe zbritja e shkallėve, nė tė tilla raste ka edhe rrahje tė shpeshta e tė ē’rregullta tė organit tė zemrės.

Edhe nė rastet kur i sėmuri ulet pėr tė fjetur dhe gjatė kontaktit qė ka me ēarēafėt e ftohtė mund tė vėrehet edhe shkalla e problemeve tė zemrės. Njė tjetėr shenjė dalluese ėshtė edhe vėshtirėsia nė ecje, e cila shkaktohet si pasojė e mos qarkullimit si duhet tė gjakut brenda organizimit.

Por ka dhe simptoma tė tjera siē janė ato tė
-marrjes sė frymės,
-ėnjtje e kėmbėve,
- nxirje e buzėve, ose
-dhimbje kur kemi infarkt pėr arsye se ndodh vdekje e njė pjese tė murit tė dhomave tė zemrės.

*-Shkaktarėt

Shkaqet nga tė cilat, lindin sėmundjet e zemrės janė nga mė tė ndryshmet.
Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sėmundjet e obezitetit duke ia vėshtirėsuar punėn e funksionimit zemrės nė tė gjitha aspektet.

Ndėrkohė qė diabeti ndikon dhe nė shfaqjen e atakeve dhe tė infarktit tė miokardit, duke ngushtuar kėshtu sė tepėrmi enėt e gjakut.
Ndėrkohė qė kėrcėnuesit mė seriozė pėr shfaqjen e sėmundjeve tė zemrės janė pėrdorimi i lartė i
-alkoolit dhe
-duhanit tė cilat mund tė japin goditje tė menjėhershme nė zemėr.

Gjithashtu dhe pakėsimi i veprimtarive sportive dhe tė bėrit e njė jete sedentare e shton mundėsinė e tė prekurit nga kėto sėmundje.
Ndėrkohė qė njė nga shkaktarėt e shpeshtė tė infarktit myokardial ėshtė dhe tensioni i larte i gjakut ose hypertensioni.

Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve emocionet e forta janė dhe shkaktari kryesor i sėmundjeve vdekjeprurės tė zemrės.
Emocionet dhe streset ndikojnė nė shpėrthimin e sėmundjeve tė zemrės.

Kujdesi pėr zemrėn gjatė vjeshtės dhe dimrit

ne kete priudhe kemi virozat e stinės sė vjeshtės dhe tė dimrit dhe janė shumė tė rrezikshme pėr shėndetin e pacientėve pasi mund tė shkaktojnė vdekje tė menjėhershme nėse nuk do tė kurohen nė kohė.

Kėto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Nė gjuhėn popullore kėto raste njihen si mbushja e zemrės me njė. Kjo sėmundje qė mund tė mbartė pasoja fatale pėr jetėn takohet gjatė periudhave tė lagėshta tė vitit dhe kėrkon njė trajtim tė vazhdueshėm dhe sa mė tė rregullt mjekėsorė.

Nė kėtė rast qarkullimi i gjakut nėpėr pjesė tė ndryshme tė trupit bėhet shumė i vėshtirė pasi dhe pastrimi i tij nė zemėr nuk bėhet siē duhet. Shpesh kjo lloj sėmundjeje takohet dhe te moshat mė tė vogla dhe te tė rinjtė.

Ėshtė e nevojshme qė kur kalohet njė fazė gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje tė frymės tė larta atėherė ėshtė e nevojshme qė tė kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse nė tė tilla raste janė tė shumta sėmundjet e zemrės qė lindin.

Infarkti miokardit i zemrės

Muskuli i zemrės ushqehet me gjak nėpėrmjet arterieve. Kur bllokohet njėra nga kėta arterie miokardi vuan pėr praninė e oksigjenit. Kėshtu qė kjo pjesė e muskulit qė nuk merr oksigjenin e mjaftueshėm vdes duke paralizuar njė pjesė tė funksionit tė zemrės.

Pikėrisht vdekja e njė pjese tė muskulit tė zemrės si pasojė e mungesės sė furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore tė goditjes nga infarkti janė dhembja nė pjesėn e kraharorit mbi zemrėn e cila shtrihet drejt qafės, shpatullės dhe krahut tė majtė. Vdekja nga kjo sėmundje pėrbėn dhe 56 pėr qind tė tė gjitha rasteve tė shkaktuara nga sėmundjet e zemrės dhe enėve tė gjakut.

Simptomat e infarkteve

Bllokim, shtrėngim ose dhimbje nė kraharor pėr mė shumė se dy minuta (dhimbja nuk ėshtė e thėnė tė jetė pikėrisht nėn gjoksin e majtė. Dhimbja mund tė shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa nė masė.

Nė fillim ajo shfaqet nė formėn e njė ndjesie tė ēuditshme e shoqėruar me shume dhimbje, por me shume si shtrėngim, si ngėrē nė kraharor.
Ndėrkohė qė shenja tė tjera dalluese janė dhimbjet e forta tė kokės, marrje mendsh, rėnie tė fikėti, djersė, provokime tė vjellash ose mungesė mbushjeje me frymė.

Aritmia

Kjo njihet ndryshe si ritmi i ērregullt i rrahjeve tė zemrės.
Ato shkaktohen nga ndryshimi i punės sė ritmit tė zemrės, ose nga .ērregullimet e tejēimit tė nxitjes sė zemrės.
Rrahjet e zemrės nė njė ritėm mė tė lartė se 100 pėr minutė njihen si takikardi.
Nė kėtė rast pjesėt pėrbėrėse tė kėtij organi nuk punojnė njėsoj ndaj dhe puna e zemrės ēorientohet.

Ērregullimet e ritmit mund tė gjenden nė masė tek njerėzit e shėndoshė, tė cilėt pėrdorin njė sėrė medikamentesh qė mund tė lėnė efekte anėsore.

Ndėrkohė qė pulsi ėshtė totalisht i ērregullt tė sėmurėt ndiejnė dhe parehati nė gjoks, presion gjaku i ulėt, sinkopė, takikardi.
Trajtimi nė tė tilla raste duhet bėrė me mbrojtjet e ventrikujve tė zemrės nėpėrmjet goditjeve elektrike tė cilat e kthejnė ritmin e zemrės nė normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janė tė shumta.

Veshoret e zemrės kanė vatra tė shumta; ritmi i zemrės ėshtė i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet nė tė sėmurėt me sėmundje obstruktive tė mushkėrive.
Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nėse pacienti ėshtė nė rrezik. Ajo mund tė zgjasė deri nė 30 sekonda.
Trajtimi i saj varet nga simptomat qė ka.

Aktivitete sportive janė shumė tė rėndėsishme pėr tė mėnjanuar problemet e zemrės.

Sipas ekspertėve rreth 30 minuta aktivitete sportive janė shumė tė domosdoshme nė ditė pėr tė sėmurėt e zemrės.
Aty mund tė bėhen ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtė mund tė pakėsohen dukshėm rrezikun e prekjes nga sėmundjet.

Sipas studimeve tė bėra thuhet se pėr tė pasur njė zemėr tė shėndoshė gjatė kėtyre ushtrimeve ėshtė e rėndėsishme qė tė bėhen mė shumė se ushtrime te thjeshta fizike.

Kryesisht ngritja e peshave ndihmon nė formimin e muskujve, por tė dhenat kanė treguar se njė prej muskujve qė pėrfiton nga ky lloj sporti ėshtė edhe zemra.
Ngritja e peshave pakėson rrezikun e prekjes nga sėmundjet e zemrės, duke ulur nivelin e kolesterolit nė gjak nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin tė asimilojė sheqernat dhe tė shmangė komplikacionet kardiovaskulare.
Ļ ÷ńŽóōēņ Lauraa äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 21-12-09, 06:06   #2
luna
I/e rrespektuar
 
Avatari i luna
 
Gabim

infrakti
Neurologjisti thote se nese do te mundet te kape brenda tre oresh rastin e nje personi qe goditet nga infarkti, eshte komplet e mundur qe te gjitha efektet e infarktit te menjanohen. E gjitha varet nga njerezit te cilet jane ne gjendje te kuptojne, diagnostikojne dhe ta cojne pacientin ne spital brenda 3 oresh.

Si te njohesh shenjat e infaktit"

Ndonjehere simptomat e infarktit jane te veshtira per t'u kuptuar. Per fat te keq, mungesa e informacionit mund te coje ne komplikacione shume serioze. Personi qe peson infarkt mund te vuaje nga demtim i rende i trurit.

Kushdo qe eshte prane nje njeriu qe po kalon infarkt mund ta kuptoje kete duke i bere 3 pyetje te thjeshta:


* Kerkoji personit te qeshe
* Kerkoji personit te flase dhe te thote nje shprehje te thjeshte (rrjedhshem) (Psh: sot eshte nje dite me diell)

* Kerkoji personit te ngre te dyja krahet lart.

Nese personi e ka te veshtire te beje QOFTE EDHE NJE nga keto 3 veprime, thirrni menjehere ambulancen.

Nje shenje tjeter e infarktit mund te kuptohet duke i kerkuar personit te nxjerre gjuhen jashte. Nese gjuha shkon sa ne nje ane ne tjetren, tregon se personi po kalon infarkt.
__________________
''things change,childrens grows up in adults thats like the circle of life continous.....''

Ļ ÷ńŽóōēņ luna äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju

Bookmarks


Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 misafirė)
 
Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code ėshtėON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Zgjidh Forumin

Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 06:24.

Powered by vBulletin® Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Κατασκευή Ιστοσελίδας Nipastudio.Com

Te drejtat e rezervuara nga Shqiperia.gr