Forumi Shqiperia.gr


Kthehu Mbrapa   Forumi Shqiperia.gr > Shkencat Sociale > Psikologjia

Psikologjia Hyr ne psikologjine njerezore dhe ne kete rubrike , jep dhe merr nga psikologjia si shkence

Pėrgjigju
 
Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-12-09, 06:24   #1
Lauraa
STINET
 
Avatari i Lauraa
 
Gabim C"fare jane Reflekset..

Refleks quajmė kundėrveprimin e organizmit ndaj veprimit tė ngacmuesve tė ndryshėm.
Reflekset janė tė
-pakushtėzuara dhe
- kushtėzuara.

A. Refleks i pakushtėzuar ėshtė aftėsia e lindur e organizmit pėr tė kundėrvepruar (pėrgjigjur) ndaj veprimit tė ngacmuesve tė ndryshėm
p.sh. tėrheqja e dorės po tė digjet ose po tė shpohet nga diēka etj.
Reflekset e pakushtėzuara janė: reflekset mbrojtėse, reflekset e tė ushqyerit, reflekset e shumimit etj.

B. Refleks i kushtėzuar ėshtė aftėsia qė fiton organizmi gjatė jetės, pėr tė kundėrvepruar (pėrgjigjur) ndaj veprimit tė ngacmuesve tė ndryshėm.
P.sh. ndodh shpesh qė vetėm pamja e limonit ose vetėm emri limon tė na bėjė tė sekretojmė pėshtymė.
Kjo nuk ndodh para se ne ta dijmė dhe ta provojmė se ē'ėshtė limoni. Nėse ne nuk do e njihnim limonin dhe shijen e tij qė mė parė, kjo nuk do tė jepte efekt.
Por me tu njohur nje send, objekt apo fenomen nė koren e trurit krijohet njė lidhje e re nervore e cila aktivizohet sa herė qė pėrsėritet fenomeni apo shfaqet sendi.
Pra kushti pėr tu aktivizuar njė vatėr nė koren e trurit bėhet njė send, objekt, fenomen ose fjalė.

Veprimtaria e lartė nervore ndryshe quhet edhe veprimtari sinjalizuese.
Ajo varet nga ngacmuesit tė cilėt kanė rėndėsi jetike pėr organizmin.
Ato shėrbejnė si ndėrmjetės dhe lajmėrojnė organizmin pėr diēka tė rėndėsishme (ushqimi, mbrojtja etj).
Kėto sinjale, tė cilat gjatė jetės krijojnė sisteme tė tėra lidhjesh nervore, pėrbėjnė sistemin sinjalizues.
Me anė tė kėtij sistemi organizmi ambjentohet me botėn e jashtme.
Fillimisht organizmi shfaqet indiferent ndaj kėtyre ngacmuesve, pastaj kushtėzohet dhe vepron sipas llojit tė sinjalizimit.

Karakteri sistematik i veprimtarisė sė lartė nervore (steriotipi dinamik).

Zakonisht nė sistemin nervor tė kafshėve dhe tė njerėzve vepron njė numėr i madh ngacmuesish.
Kuptohet qė secili prej tyre shkakton njė nxitje nė koren e trurit.
Kjo vatėr nuk mund tė rrijė e izoluar nga vatrat e tjera, por futet nė lidhje me to, (sipas ligjeve tė rrjedhjes sė proceseve nervore).
Kėshtu, nė koren e trurit krijohen lidhje, jo vetėm ndėrmjet dy vatrash, por edhe ndėrmjet njė numri tė madh vatrash tė.ndryshme.
Pėr kėtė duhen plotėsuar tė paktėn dy kushte: a) ngacmuesit, pra sinjalet qė pėrsėriten shumė herė nė tė njejtėn renditje. b) tė ruhen tė pandryshuara kushtet nė tė cilat organizmi jeton.

Nė sajė tė pėrsėritjeve tė shumta dhe tė njėllojta nė koren e trurit, lidhjet e pėrkohshme nguliten mirė, pėrforcohen.
Ky pėrforcim i proceseve nervore sipas njė sistemi tė caktuar qė arrihet me anė tė pėrsėritjeve quhet steriotip.

Steriotipi dinamik ėshtė atėherė kur organizmi ambientohet ndaj ngacmimeve tė jashtme qė pėrsėriten vazhdimisht njėlloj.
Me fjalėn steriotip kuptojmė karakterin shabllon (tė njėllojtė) tė lidhjeve nervore, ndėrsa me fjalėn dinamik mundėsinė e ndryshimit dhe tė shndėrrimit tė tyre.
Steriotipi dinamik ndryshon me ndryshimin e ngacmuesve qė veprojnė mbi organizėm.
Krijimi i njė sistemi tė tillė nxitjesh nervore tė cilat lidhen me njėra-tjetrėn, bėn tė mundur qė sistemi i reflekseve (kundėrveprimeve) tė organizmit tė kryhet me lehtėsi, shpejtėsi, me shpenzim tė vogėl energjish nervore dhe tė ngjallė ndjenjėn e kėnaqėsisė.
Kėshtu ndodh p.sh. me njeriun i cili punon ose jeton sipas njė regjimi tė caktuar, kėto ai i kryen pa pritur urdhra dhe me njė ndjenjė kėnaqėsie.
Prishja e steriotipit (kėsaj vazhdimėsie) qė shkaktohet nga ndryshimi i kushteve tė jetesės, paraqitet e vėshtirė dhe shoqėrohet me njė gjėndje pakėnaqėsie.
Kėshtu ndodh kur ndryshohet puna, banesa ose njerėzit qė kemi pranė.
Nė kėto raste hasen vėshtirėsi, gjersa organizmi tė pėrshtatet me kushtet e reja d.m.th. gjersa organizmi tė krijojė steriotipin dinamik.
Ļ ÷ńŽóōēņ Lauraa äåķ åßķįé óõķäåäåģŻķļņ   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju

Bookmarks


Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 misafirė)
 
Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code ėshtėON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur
Zgjidh Forumin

Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 10:22.

Powered by vBulletin® Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Κατασκευή Ιστοσελίδας Nipastudio.Com

Te drejtat e rezervuara nga Shqiperia.gr