![]() |
|
|
Portal |
Forumi |
Chat |
Regjistrimi |
Pyetėsori |
|
|
|||||||
| Fizike dhe Astronomi Fizikantet dhe Astronomet kta njerez qe na cudisin me studimet e tyre , na mesojne te dijme me tutje asaj qe jetojme me tutje imagjinates sone. |
![]() |
|
|
Veglat E Temės | Shfaq Modėt |
|
|
#1 |
|
STINET
Antarėsuar: Mar 2009
Vėndndodhja: Athine
Postime: 4,866
Reputacioni-Ndryshues: 9
![]() |
NASA ka insistuar se kalendari i Majave nė tė vėrtetė nuk merr fund mė 21 dhjetor tė vitit 2012, pasi njė periudhė tjetėr fillon menjėherė pas tij
Shpėrthime vullkanike tė mėdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapėsira etj... Pas vetėm dy vjetėsh nė Tokė do tė mbretėrojė ferri ose tė paktėn, sipas Laurenc Josef, fizikan nga SHBA-ja dhe autori i librit "Apokalipsi 2012". Bindjet e tij bazohen nė njė fakt: mė 12 dhjetor tė vitit 2012 do tė pėrfundojė cikli i kalendarit Maja, qytetėrimi misterioz qė banoi nė Amerikėn Qendrore nga viti 1800 pėrpara Krishtit deri nė vitin 1450 pas Krishtit. Pėr mė shumė, tė nesėrmen e asaj dite do tė ndodhė solstici dimėror dhe Dielli do tė pozicionohet nė qendrėn e Rrugės sė Qumėshtit pėr herė tė parė pas 26 mijė vjetėsh... A duhet tė shqetėsohemi? Pozicionimi astronomik nuk do tė jetė i rrezikshėm, tė paktėn sipas shkencėtarėve qė e mbikėqyrin hapėsirėn nė vazhdimėsi. Pėr shembull, nė vitin 2002 pesė planete u pozicionuan nė njė vijė tė drejtė nė harkun e 33 gradėve pa shkaktuar asnjė pasojė nė kozmos. Ndėrsa, kultura Maja ishte njė nga mė komplekset nė botė dhe shquhej pėr diturinė nė fushėn e matematikės dhe astronomisė. Por, e gjitha kjo po krijon njė klimė ankthi nė lidhje me vitin 2012, qė kujton pak a shumė atė tė vitit 2000. Kur, sipas raporteve nė tė gjithė botėn, u shpenzuan rreth 300 miliardė dollarė pėr tė ndėrhyrė nė sistemet informatike dhe pėr tė parandaluar katastrofėn e madhe. E gjithė bota ėshtė futur nė njė ankth tė madh dhe histeri kolektive, pėr shkak tė kėsaj teorie tragjike, por ēfarė mendon NASA rreth kėsaj ēėshtjeje? Bota nuk do tė marrė fund mė 21 dhjetor tė vitit 2012, insiston Agjencia Amerikane e Gjithėsisė nė kuadėr tė njė fushate tė rrallė pėr tė zhvleftėsuar pohimet e pėrhapura, tė nxitura nga interneti dhe filmi hollivudian 2012, i cili pėrveē fundit tė botės, na shfaq edhe njė version modern tė Arkės sė Noas tė mbushur me kafshė dhe njerėz tė pėrzgjedhur nga elita botėrore pėr tė nisur ciklin e ri tė jetės nga e para. Filmi mė i fundit, "2012", qė bėri bujė duke u shfaqur nė tė gjitha kinematė botėrore dhe, duke shfrytėzuar "famėn e momentit" tė nxitur nga teoritė konspirative tė apokalipsit, paraqiti njė produksion 200-milionė dollarėsh rreth fundit tė botės, qė bazohet nė mitet e mbėshtetura nga kalendari i Majave. Skenari apokaliptik rrotullohet rreth pohimeve se fundi i botės do tė vijė kur Planeti X - apo Nibiru - do tė pėrplaset me Tokėn. Planeti misterioz thuhet se ėshtė zbuluar nga sumerėt, sipas pohimeve tė pseudo-shkencėtarėve, entuziastėt e aktiviteteve paranormale dhe teoricienėt nė internet. Disa faqe nė internet e akuzojnė NASA-n se ėshtė duke e fshehur tė vėrtetėn rreth ekzistencės sė planetit, mirėpo Agjencia Amerikane e Gjithėsisė i ka hedhur poshtė kėto pohime, duke i quajtur "Mashtrime nė internet". "Nuk ka bazė faktike nė kėto pohime", - kanė thėnė pėrfaqėsuesit e NASA-s. "Po tė kishte ndonjė tė vėrtetė nė pėrplasjen e tillė, astronomėt do ta kishin pėrcjellė sė paku gjatė dekadės sė kaluar dhe deri mė tani ai planet do tė mund tė shihej nga tė gjithė", - kanė thėnė astronomėt. "Ėshtė evidente se ai planet nuk ekziston". "Shkencėtarėt e besueshėm nė tėrė botėn e dinė se nuk ekziston ndonjė kėrcėnim i lidhur me vitin 2012", - ka shtuar NASA. Ekziston njė planet tjetėr, Eris, qė ėshtė duke lėvizur nė hapėsirė. Megjithatė, ky planet i vogėl, i ngjashėm me Plutonin, do tė mbetet nė pjesėn e jashtme tė sistemit diellor dhe nuk mund tė afrohet mė shumė se 6.4 kilometra me Tokėn, sipas NASA-s. NASA ka insistuar se kalendari i Majave nė tė vėrtetė nuk merr fund mė 21 dhjetor tė vitit 2012, pasi njė periudhė tjetėr fillon menjėherė pas tij. Njė teori tjetėr, tė cilėn NASA e ka zhvleftėsuar janė stuhitė gjeo-magnetike, ndėrrimi i poleve apo jostabiliteti i pllakave tė Tokės. Pėr shembull, disa mite pohojnė se rotacioni i Tokės dhe polariteti magnetik janė tė lidhura me njė ndėrrim polesh qė ndodh ēdo 400.000 vjet. "Me sa dimė ne, njė ndėrrim i tillė magnetik nuk ka ndikim nė jetėn nė Tokė dhe ndėrrimi i rotacionit tė Tokės ėshtė "i pamundur", - ka siguruar NASA. Po ashtu, edhe pse kometat dhe asteroidet gjithnjė e kanė goditur Tokėn, "goditjet e mėdha janė shumė tė rralla", ka theksuar NASA. Goditja e fundit e madhe besohet se kishte ndodhur 65 milionė vjet mė parė, duke shkaktuar fundin e periudhės sė dinozaurėve. "Tashmė e kemi parė se nuk ka asteroide aq tė mėdhenj sa ai qė vrau dinozaurėt", - ka thėnė Agjencia e Gjithėsisė. Zhvendosja e poleve, njė prej teorive tė 2012-s Zhvendosja e poleve disa herė ngatėrrohet me ndryshimin e poleve, kur polet magnetike ndryshojnė vend, pra qė veriu bėhet jug dhe anasjelltas. Duke studiuar magnetizmin e gurėve antikė, shkencėtarėt kanė mėsuar se ndryshimi i poleve ka ndodhur nė intervale jo tė rregullta, pėrgjatė historisė sė Tokės, mesatarisht njė herė nė 300 mijė vjet. Hera e fundit qė ka ndodhur ishte pėrafėrsisht 780 mijė vjet mė parė. Sipas profesorit tė Universitetit tė Kalifornisė, Geri Glaxmajer, i cili ka modeluar kėtė fenomen me njė superkompjuter, ndryshimi i poleve vjen si pasojė e lėvizjes sė hekurit tė shkrirė nė pjesėn e jashtme tė kores sė Tokės, ēka mund tė ndryshojė fushėn magnetike tė Tokės. Ndryshimi i poleve ndodh pėrgjatė mijėra viteve, periudhė nė tė cilėn polet magnetike mund tė shfaqen nė vende tė ēuditshme; pėr shembull, poli i veriut mund qė nė mėnyrė tė papritur tė shfaqet nė ishullin Tahiti nė Paqėsor. Kohėt e fundit, disa studiues kanė sugjeruar se njė luhatje e fushės magnetike nė njė zonė tė quajtur si Anomalia e Atlantikut tė Jugut mund tė jetė njė shenjė e njė ndryshimi tė poleve nė tė ardhmen; ēka nė mėnyrė jo tė ēuditshme mund tė ndodhė edhe nė vitin 2012, njė pėrforcim pėr besimtarėt e apokalipsit, megjithėse shkencėtarėt thonė se kjo nuk ka shumė gjasa tė ndodhė. Nėse ndryshimi i poleve do tė ndodhte, sipas gjeo-fizikanit tė Universitetit tė Stanfordit, Norm Sllip, ajo mund tė shkaktonte fenomene tė ēuditshme. Aurorat mund tė ishin tė dukshme nė ekuator nė vend tė poleve, kompaset nuk do tė ishin mė tė besueshme dhe transmetimet radiofonike mund tė pėsonin efekte tė pandreqshme. Rezet qiellore mund tė depėrtojnė nė atmosferėn e Tokės me mė shumė lehtėsi, por nė ēdo rast jeta njerėzore do tė vijonte punėn e vet. Nga ana tjetėr, njė zhvendosje fizike poli do tė shoqėrohej me njė peshė shumė herė mė tė lartė tė pasojave nė koren e Tokės, por edhe pranė sipėrfaqes, si pėr shembull formimi i njė vullkani gjigant shumė larg ekuatorit. Nė teori, forca rrotulluese e Tokės do tė tėrhiqte objekte shumė tė mėdha tė brendshme larg aksit rreth sė cilės planeti ynė rrotullohet. Nėse kjo peshė do tė ishte mjaftueshėm e pabalancuar, Toka do tė vijonte tė rrotullohej nė mėnyrė tė paparashikueshme deri sa kjo peshė tė rishpėrndahej nė afėrsi tė ekuatorit. Nė kėtė proces, kontinentet mund tė ndryshonin vend nga zona tropikale nė Arktik, nė njė shpejtėsi shumė herė mė tė madhe tė lėvizjes tė kontinenteve, si pasojė e pėrplasjes sė pllakave tektonike. B_G-Standart |
|
|
|
![]() |
| Bookmarks |
| Ne kemi 1 vizitor, (0 Antarė dhe 1 misafirė) | |
| Veglat E Temės | |
| Shfaq Modėt | |
|
|
![]() |
![]() |