Fundi i një dashurie dhe fillimi i një persekutimi
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më poshtëShprehja, “dashuria nuk njeh kufij”, i përshtatet mjaft mirë historisë rozë midis dy të rinjve, Erlind Latifi, një djalë me origjinë nga juglindja e Shqipërisë (Kolonjë) dhe Fitnete Islami, një vajzë e re me origjinë nga veriu i vendit.
Dy të rinjtë janë nga i njëjti shtet, por me zakone e tradita disi të ndryshme nga njëri-tjetri. Pas një bashkëjetese në fshehtësi të plotë prej tre vjetësh, ashtu siç nuk e kishin parashikuar dy të rinjtë, historia e tyre nuk përfundoi drejt kurorëzimit, por dështimit. Faji kryesor i shkatërrimit të dashurisë së tyre bie mbi mentalitetet e vjetra tradicionale që karakterizojnë zona të tëra në Shqipëri. Fakti që dy të rinjtë nuk janë nga krahina të njëjta të Shqipërisë, solli reagimin e familjarëve (prindërit dhe vëllezërit) të Fitnetes. Ata refuzojnë dhe nuk e pranojnë lidhjen e Fitnetes me Erlindin. Madje, gjatë gjithë kohës ata kanë kërcënuar Erlindin, në emër të Kanunit të tyre, për të mos u takuar me Fitneten.
Kur gjithçka pritej të kurorëzohej, lidhja e dy të rinjve mori fund. Vëllezërit e Fitnetes, në bazë të Kanunit, ku thuhet se “prishja e nderit të familjes zgjidhet me gjakmarrje…”, kanë vendosur të vrasin Erlindin, i cili, nga ana tjetër, për t‘iu shmangur ndëshkimit të tyre, është larguar nga Shqipëria.
Një mentalitet dhe një ligj tejet mesjetar, i quajtur “kanun”, vazhdon të persekutojë me mijëra familje dhe individë nga Shqipëria, e mes tyre persekuton edhe një dashuri të mohuar. Një armë e mbushur është drejtuar nga Erlindi. A do të marrë fund kjo një ditë.
Nëse ju pëlqen ky artikull ju lutemi shtypni butonin "LIKE" që ndodhet më sipër


Komente: